Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 58)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 58

وَرَبُّكَ الْغَفُورُ ذُو الرَّحْمَةِ ۖ لَوْ يُؤَاخِذُهُمْ بِمَا كَسَبُوا لَعَجَّلَ لَهُمُ الْعَذَابَ ۚ بَلْ لَهُمْ مَوْعِدٌ لَنْ يَجِدُوا مِنْ دُونِهِ مَوْئِلًا 58 ٥٨

E, Zoti yt është falës dhe mëshirues. Sikur t’i dënonte për atë që kanë bërë, Ai do t’ua shpejtonte dënimin (në këtë jetë). Jo, për ta – është momenti i caktuar, nga i cili ata, kurrë nuk do të gjejnë strehim. (58)

Tefsiri

Por, Zoti yt fal shumë dhe ka mëshirë të madhe. Sikur t’i ndëshkonte

(menjëherë)

për atë që kanë vepruar, do t’ua përshpejtonte dënimin. -

Allahu i përfshin ata me mëshirë dhe i mbulon me mirësitë e Tij. Nëse Zoti do t’i ndëshkonte krijesat për të gjitha gjynahet e tyre, që janë të shumta, Ai do t’ua jepte ndëshkimin që në këtë jetë. Por Allahu është Halim- i Mëshirshëm dhe i Butë, që kurrë nuk nxitohet për t’i ndëshkuar gjynahqarët edhe pse e ka pushtetin për këtë, por i afatizon me kohë të mjaftueshme për t’u penduar dhe për të ndryshuar. Por gjynahet do të lënë gjurmët e tyre të këqija, edhe nëse këto gjurmë mund të vonohen në kohë, prandaj i Madhëruari thotë:

Por ata i pret koha e premtuar

(për llogari)

, nga e cila nuk kanë për të gjetur strehim. -

Është një vend dhe një kohë e premtuar, kur ata do të shpërblehen për veprat e tyre. Ata nuk mund t’i shmangen këtij vendimi dhe askush nuk mund t’i mbrojë. Ky është rregulli i pandryshueshëm i Zotit për të parët dhe të fundit. Ai nuk nxitohet për t’i dënuar, por i fton ata për t’u kthyer tek Ai të penduar. Nëse kthehen të penduar dhe me keqardhje për gjynahet e tyre, Ai ua fal gjynahet dhe i mëshiron. Por nëse ata vazhdojnë me padrejtësitë dhe inatin e tyre derisa vjen koha e ndëshkimit, atëherë nuk ka më shpëtim për ta.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë