Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 60)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 60

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِفَتَاهُ لَا أَبْرَحُ حَتَّىٰ أَبْلُغَ مَجْمَعَ الْبَحْرَيْنِ أَوْ أَمْضِيَ حُقُبًا 60 ٦٠

(Kujtoje) kur Musai i tha djaloshit (përcjellësit) të vet: “Do të udhëtojë vazhdimisht, derisa të arrijë në vendin ku takohen dy detet, ose do të udëhëojë shumë kohë”. (60)

Tefsiri
Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë.” -

Allahu i madhëruar na sjell historinë e Musait dhe dëshirën e madhe të tij për kërkimin e diturisë dhe mirësisë. Ai i tha djaloshit që i shërbente gjithmonë të përgatitej për udhëtim. Ky ishte Joshua ibn Nun, që më pas Zoti e bëri profet. Musai i tha atij: “Nuk do të ndalem së ecuri derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të vazhdoj një kohë të gjatë dhe pavarësisht nga vështirësitë”. Ky ishte vendi që, sipas Shpalljes që i ishte dhënë prej Zotit, atje Musai do të takonte një njeri të ditur, i cili dinte gjëra që ai nuk i dinte. Musai ishte i vendosur të vazhdonte këtë udhëtim, sado i gjatë të ishte, prandaj tha: “edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë”. Pra, edhe sikur të kaloj shumë peripeci. Nga ajeti kuptohet se Musai i tha ato fjalë nga dashuria dhe malli që kishte për diturinë. Ai ishte i vendosur për këtë, prandaj dhe u nis për udhë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë