Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Sa i përket anijes, ajo ka qenë pronë e të varfërve që punonin në det, andaj, unë desha ta dëmtoj, sepse, para tyre, gjendej një sundimtar, i cili çdo anije (të shëndoshë) e merrte me dhunë. (79)
Tefsiri
Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det. Unë e bëra atë me cen, sepse përpara tyre ishte një sundues, që rrëmbente çdo anije(të rregullt). - Për sa i përket anijes, që e çava duke i hequr një dërrasë, kjo vepër kishte qëllim dhe përfundim të mirë. Anija u takonte disa të varfërve, që punonin në det. Sigurisht, njerëz të tillë duhet t’i ndihmosh, dhe unë desha t’i ndihmoja. Ata do të kalonin pranë një sunduesi të padrejtë, i cili e rrëmbente çdo anije të mirë dhe të fortë. Kështu, unë e çava atë, që ajo të ishte me defekt dhe të shpëtonte nga duart e atij zullumqari.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë