Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 83)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 83

وَيَسْأَلُونَكَ عَنْ ذِي الْقَرْنَيْنِ ۖ قُلْ سَأَتْلُو عَلَيْكُمْ مِنْهُ ذِكْرًا 83 ٨٣

Dhe, të pyesin ty për Dhulkarnejnin. Thuaj: “Unë do t’ju tregoj disa lajme për të”. (83)

Tefsiri

Ata të pyesin për Dhulkarnejnin. -

Idhujtarët ose ithtarët e Librit e pyetën Profetin rreth historisë së Dhulkarnejnit. Atëherë, Allahu e urdhëron Profetin e Tij të thotë:

Do t’ju tregoj disa gjëra rreth tij. -

Do t’ju tregojmë disa fakte të dobishme dhe interesante rreth Dhulkarnejnit. Ndërsa fakte të tjera rreth tij, që nuk ju shërbejnë për gjë, nuk do t’ju tregojmë në këtë libër.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë