Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 88)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 88

وَأَمَّا مَنْ آمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَلَهُ جَزَاءً الْحُسْنَىٰ ۖ وَسَنَقُولُ لَهُ مِنْ أَمْرِنَا يُسْرًا 88 ٨٨

E, ai që beson dhe bënë vepra të mira, dhe Ne, do t’i premtojmë lehtësira atij”. (88)

Tefsiri

Ndërsa ai që beson dhe bën vepra të mira, do të ketë shpërblimin më të mirë... -

Kësaj kategorie i premtohet Xheneti dhe pritja më e mirë te Zoti, Ditën e Kijametit.

...dhe ne do t’i japim lehtësira. -

Atij do t’i japim shpërblim, lehtësira dhe do ta trajtojmë butësisht. Kjo tregon se Dhulkarnejni ishte mbret i urtë, i mirë dhe i dashur, si edhe gjykatës i drejtë dhe i ditur, sepse ai vepronte ashtu siç kënaqet Zoti, duke e trajtuar çdo grup sipas meritave.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë