Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 90)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 90

حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ مَطْلِعَ الشَّمْسِ وَجَدَهَا تَطْلُعُ عَلَىٰ قَوْمٍ لَمْ نَجْعَلْ لَهُمْ مِنْ دُونِهَا سِتْرًا 90 ٩٠

Dhe, kur arriti te vendi i lindjes së Diellit, ai gjeti se ai (Dielli) lindte mbi një popull, të cilin, Ne nuk kemi bërë perde për ta (për t’u mbrojtur). (90)

Tefsiri
Vazhdoi derisa arriti atje ku lindte dielli. Ai pa se dielli lindte atje ku ishte një popull, të cilin e kishim bërë të pambrojtur prej tij

(diellit). - Atje ku lindte dielli, ishte një popull që nuk kishte mbrojtje nga dielli, ose për shkak se ata ishin primitivë dhe nuk dinin të ndërtonin shtëpi, ose për shkak se dielli nuk perëndonte kurrë atje, siç ndodh, për shembull, në lindje të Afrikës Jugore. Kështu, Dhulkarnejni ndodhej në një vend për të cilin asnjë banor i Tokës nuk dinte gjë, e aq më pak të kishte shkuar vetë tek ata e t’i shihte. Sigurisht që e gjithë kjo ndodhi me caktimin dhe mundësitë e dhëna nga Zoti. Ishte Zoti që i dha Dhulkarnejnit mundësinë dhe diturinë për këtë vend:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë