Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 28

يَا أُخْتَ هَارُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ امْرَأَ سَوْءٍ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّا 28 ٢٨

O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e korruptuar”. (28)

Tefsiri

Oj motra e Harunit! -

Me sa duket, Merjemja kishte ndonjë vëlla që quhej Harun dhe është e vërtetë se atëherë u ngjisnin fëmijëve emra profetësh. Pra, këtu nuk është fjala për profetin Harun, vëllain e Musait dhe të birin e Imranit, sepse mes tyre ishin shekuj diferencë.

Babai yt nuk ishte njeri i keq e as nëna jote nuk qe e pamoralshme. -

Prindërit e tu kanë qenë besimtarë të mirë, të drejtë, të pastër dhe të ruajtur nga ligësitë, sidomos nga ky lloj turpi. Si është e mundur të mos u ngjash atyre dhe të kryesh këtë vepër të shëmtuar?! Në shumicën e rasteve, fëmijët u ngjajnë prindërve, në veti të mira dhe të këqija, prandaj ata u çuditën. Por ajo me qetësi u bëri me shenjë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë