Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 29

فَأَشَارَتْ إِلَيْهِ ۖ قَالُوا كَيْفَ نُكَلِّمُ مَنْ كَانَ فِي الْمَهْدِ صَبِيًّا 29 ٢٩

Ajo e tregoi atë (Isain, me gjeste pa bërë zë). E, ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?” (29)

Tefsiri

Por, ajo u bëri shenjë për nga foshnja. –

Ajo u tha me shenjë: “Folini fëmijës!” Ajo u bëri me shenjë atyre, sepse u urdhërua nga Zoti që, nëse njerëzit i flisnin, t’u thoshte atyre: “Unë kam vendosur të hesht për hir të të Gjithëmëshirshmit dhe sot nuk i flas asnjë njeriu.” Kur ajo u bëri shenjë që t’i flisnin fëmijës në djep, ata u çuditën dhe thanë:

Ata thanë: “Si mund t’i flasim atij që është foshnjë në djep?!”-

Kjo është diçka e jashtëzakonshme, se askush nuk flet në këtë moshë. Atëherë, Isai (a.s), që ishte një fëmijë djepi, u tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë