Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ إِنِّي عَبْدُ اللَّهِ آتَانِيَ الْكِتَابَ وَجَعَلَنِي نَبِيًّا
Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Perëndisë. Ai, më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber. (30)
tha: “Unë jam rob i Allahut. –
Isai iu paraqit atyre si rob dhe adhurues i Zotit. Në fjalët e para të tij drejtuar popullit, ai u tregoi se ishte thjesht një krijesë, rob dhe adhurues i Zotit dhe nuk kishte asnjë cilësi që ta bënte të meritueshëm që të adhurohej si Zoti apo që të ishte bir i Zotit. Allahu është i lartësuar, i dëlirë dhe i pastër nga trillimet e shëmtuara të të krishterëve, që në fakt, kundërshtojnë edhe vetë fjalën e Isait, kur tha: “Unë jam rob i Allahut." Edhe pse pretendojnë se janë pasues të Isait, në të vërtetë ata tregojnë se janë kundërshtarë të tij me këtë trillim. Pastaj Isai tha:Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet. -
Ai e ka përcaktuar të më japë mua Librin. Isai u bëri të qartë se ishte veçse rob dhe adhurues i Allahut. Ishte Allahu ai që i kishte mësuar Librin dhe e kishte bërë profet. Kështu e përshkruante Isai për veten e vet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë