Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنْتُ وَأَوْصَانِي بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ مَا دُمْتُ حَيًّا
Më ka bërë të lavdëruar kudo që të jem, dhe më ka rekomandaur që të bëj namaz dhe të jap zeqatin gjatë tërë jetës. (31)
Më ka bërë të bekuar kudo që të jem... -
Në çdo vend dhe kohë unë do të jem i bekuar e dobiprurës. Dobia e bekimi që përmendet këtu është mësimi i së mirës, ftesa e njerëzve tek e mira, si dhe ndalesa nga e keqja. Ftesa e njerëzve në rrugën e Zotit me fjalët dhe punët e mira është nga dhuratat më të bekuara që Zoti u jep njerëzve. Kështu, çdokush që shoqërohej me Isain e mbulonte begatia dhe mbarësia. Ai vetë lumturohej me shoqërinë e Isait.... dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. -
Ishte porositur të përmbushte, së pari, detyrimet ndaj Zotit. Më i madhi detyrim është falja e namazit në formë të përkryer. Allahu i Madhëruar e urdhëroi gjithashtu të përmbushte detyrimet ndaj njerëzve dhe më i madhi detyrim në këtë aspekt është dhënia e zekatit. Allahu e porositi që ta bënte këtë gjë gjatë gjithë jetës së tij. Isai patjetër që do ta zbatonte këtë porosi ashtu siç e kërkonte Zoti i madhëruar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë