Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 33)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 33

وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدْتُ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا 33 ٣٣

Dhe, le të jetë selami (shpëtimi) mbi mua në ditën që kam lindur dhe në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem! (33)

Tefsiri

Paqja

(e Allahut)

është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal

(prej varrit)

i gjallë.” -

Me mirësinë dhe bujarinë e Zotit tim, mua më shoqëroi paqja që ditën kur linda, do të më shoqërojë ditën kur të vdes dhe ditën kur të ringjallem. Më shoqëron gjithashtu edhe ruajtja e Zotit nga ligësia, shejtani dhe ndëshkimi. Kjo tregon se Isai do të jetë i sigurt edhe nga tmerret e Ditës së Gjykimit dhe nga vendi i ndëshkimit. Ai do të jetë nga banorët e Vendit të Paqes. Kjo ishte, nga ana tjetër, një shenjë e mrekullueshme se ai do të ishte profet dhe një adhurues i madh i Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë