Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِبْرَاهِيمَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صِدِّيقًا نَبِيًّا
(O Muhammed!) përmende në Libër (Kur’an) Ibrahimin! Ai ka qenë (njeri) i sinqertë, (dhe) pejgamber, (41)
Përmendju në Libër
(Kur’an)Ibrahimin! Ai qe vërtet njeri i sinqertë dhe Profet
(i zgjedhur). - Allahu i Madhëruar i fali dy mirësi: profetësinë dhe cilësinë e sinqeritetit. Es-sidik është ai që shquhet për sinqeritet dhe çiltërsi. Ai është i vërtetë dhe i çiltër në fjalët, punët dhe në gjendjet e tij. Ai është i sinqertë dhe i plotë në besimin e gjithçkaje që është urdhëruar ta besojë. Por diçka e tillë është e mundur veçse duke pasur një dituri të madhe, që ka hyrë thellë në zemër duke futur në të sigurinë e plotë tek Allahu, dituri e cila sjell me vete vepra të mira dhe të përkryera. Ibrahimi është më i miri i profetëve pas Muhamedit (a.s). Ai është babai i të gjithë profetëve pas Ademit dhe Nuhut. Allahu na tregon se e kufizoi profetësinë dhe Shpalljen veçse në pasardhësit e Ibrahimit. Ky profet i madh i ftoi krijesat në rrugën e Allahut dhe tregoi një durim të pashembullt kundrejt dhimbjeve dhe torturave që i shkaktuan. Ai i ftoi të afërmit dhe të largëtit dhe u përpoq shumë në udhëzimin e të atit, me të gjitha rrugët që kishte mundësi. Allahu na tregon përpjekjet e shumta e të përsëritura të tij me të atin, si në vijim:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë