Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَبَتِ إِنِّي قَدْ جَاءَنِي مِنَ الْعِلْمِ مَا لَمْ يَأْتِكَ فَاتَّبِعْنِي أَهْدِكَ صِرَاطًا سَوِيًّا
O babai im, mua më ka ardhur një pjesë e dijenisë, që të ka munguar ty; andaj më paso mua dhe unë do të udhëzoj në rrugën e drejtë. (43)
O babai im! Mua më është dhënë një dituri që nuk të është dhënë ty. -
O babai im i dashur! Mos më shih me nënçmim dhe të thuash që unë jam fëmija yt dhe se ti di gjëra që unë nuk i di! Përkundrazi, mua më ka dhënë Zoti dituri që nuk ta ka dhënë ty. Të gjitha këto fjalë kishin si qëllim:Prandaj më ndiq se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë! -
Pasomë në rrugën dhe besimin tim, që të udhëzohesh në rrugën e drejtë, e cila është: adhurimi i Allahut si një i vetëm dhe i pashoq dhe bindja ndaj Tij në çdo gjendje. Këtu vërehet një butësi në të folur dhe në përzgjedhjen e fjalëve. Ibrahimi (a.s.) nuk i tha: “O baba, unë jam dijetar dhe ti je injorant!”, ose t’i thoshte: “Ti nuk di asgjë”, por iu drejtua me një mënyrë që mund të nënkuptohej: “edhe ti, edhe unë kemi dituri, por dituria që më është dhënë mua nuk të është dhënë ty, prandaj duhet të mendohesh pak dhe të bësh zgjedhjen e duhur, duke ndjekur argumentin dhe diturinë”.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë