Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 44)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 44

يَا أَبَتِ لَا تَعْبُدِ الشَّيْطَانَ ۖ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلرَّحْمَٰنِ عَصِيًّا 44 ٤٤

O babai im, mos adhuro djallin; me të vërtetë, djalli është i padëgjueshëm nda Mëshiruesit (Perëndisë). (44)

Tefsiri

O babai im! Mos adhuro shejtanin sepse shejtani është kundër të Gjithëmëshirshmit! -

Çdokush që nuk adhuron Allahun është bërë adhurues i shejtanit, sikurse ka thënë Allahu: “O bijtë e Ademit, a nuk ju kam paralajmëruar që të mos adhuroni shejtanin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapur dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë. Vërtet, ai ka devijuar shumë breza prej jush. Vallë, a nuk po mendoni?” [Jasin 60 – 62]. Më pas thotë: “...sepse shejtani është kundërshtar i të Gjithëmëshirshmit!” Çdokush që ndjek hapat e shejtanit, në fakt e ka bërë atë si mikun e vet dhe, nga ana tjetër, është bërë i pabindur ndaj Zotit, ashtu si shejtani i mallkuar. Vërej me kujdes se si Allahu ka përdorur emrin e Tij Rrahman - i Gjithëmëshirshmi, për të treguar se ndaj kujt tregohet njeriu i pabindur. Ky është një tregues shumë i fortë, që na jep të kuptojmë se ai që nuk i bindet Allahut, poshtërsitë e gjynahet e tij do ta ndalojnë dhe do ta privojnë nga mëshira e Allahut, sepse do t'ia mbyllin dyert asaj. Ndërsa nga ana tjetër, bindja dhe adhurimet kushtuar Allahut konsiderohen si shkaqet më të forta për të arritur mëshirën dhe bujarinë e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë