Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 45

يَا أَبَتِ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يَمَسَّكَ عَذَابٌ مِنَ الرَّحْمَٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيْطَانِ وَلِيًّا 45 ٤٥

O babai im, unë druaj se mos do të të vijë dënimi nga Mëshiruesi, e do të bëhesh shok i djallit”. (45)

Tefsiri

O babai im! Unë kam frikë se do të të godasë ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e kështu do të bëhesh mik me shejtanin. -

Për shkak të këmbënguljes tënde për të vazhduar në mosbesim dhe në kalimin e kufijve, kam frikë se do të të godasin këto dy fatkeqësi të mëdha: dënimi i Allahut dhe shndërrimi në mik të shejtanit. Kështu do të bëhesh palë me shejtanit në dynja dhe në ahiret. Do të ulesh në atë gradë të shëmtuar dhe do të zvarritesh i pashpresë në ato skuta të errëta e të frikshme. Vërej me kujdes se si vazhdoi Ibrahimi (a.s) në ftesën e të atit shkallë-shkallë! Fillimisht i foli për diturinë që i ishte dhënë dhe se njeriu duhet të pasojë faktet dhe diturinë. Më pas e përgëzoi, duke i thënë se, nëse e pasonte, do të gjente rrugën e drejtë. Pastaj e këshilloi që të largohej nga adhurimi i shejtanit dhe i tregoi për dëmet që sjell kjo vepër. Pastaj e kërcënoi dhe paralajmëroi për ndëshkimin e Allahut dhe zemërimin e Tij, nëse vazhdonte në rrugën e humbjes. I tregoi se kështu do të bëhej mik dhe palë me shejtanin, gjë kjo që të privon nga mëshira dhe falja e Zotit. Por kjo lutje nuk i vlejti këtij njeriu, i cili ktheu një përgjigje prej injoranti:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë