Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 46

قَالَ أَرَاغِبٌ أَنْتَ عَنْ آلِهَتِي يَا إِبْرَاهِيمُ ۖ لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ لَأَرْجُمَنَّكَ ۖ وَاهْجُرْنِي مَلِيًّا 46 ٤٦

(Baba i Ibrahimit) tha: “O Ibrahim, ti vallë po shmangesh nga zotrat e mi? nëse nuk frenohesh nga kjo, unë do të të mbys ty me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë!” (46)

Tefsiri
Ai (babai)

tha: “Ti po urren zotat e mi, o Ibrahim? -

Ai filloi të lëvdohej me idhujt e vet dhe e qortoi Ibrahimin që i refuzonte ata. Sigurisht që ky ishte tregues i injorancës së thellë dhe i mohimit të tij. Ai lëvdohej me idhujt e tij dhe madje ftonte në adhurimin e tyre. Më pas, ai e kërcënoi të birin, duke i thënë:

Nëse nuk ndalesh do të të vras me gurë.... -

Nëse nuk ndalon së fyeri idhujt e mi dhe nëse nuk resht së ftuari mua në adhurimin e Allahut, atëherë do të të vras me gurë. Pastaj e dëboi të birin, duke i thënë:

Tani largohu prej meje për një kohë të gjatë!” -

Largohu prej meje e mos të të shoh për një kohë të gjatë! Sidoqoftë, i dashuri i Rahmanit iu përgjigj ashtu siç dinë të përgjigjen robërit e Rahmanit kur iu drejtohen injorantët me fjalë të rënda. Ai as e ofendoi e as u zemërua, por bëri durim dhe nuk iu kundërvu babait me të njëjtën monedhë. Me butësi dhe dëshirë të mirë për ta udhëzuar, Ibrahimi (a.s.) i tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë