Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 47

قَالَ سَلَامٌ عَلَيْكَ ۖ سَأَسْتَغْفِرُ لَكَ رَبِّي ۖ إِنَّهُ كَانَ بِي حَفِيًّا 47 ٤٧

(Ibrahimi) tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të falë ty. Me të vërtetë, Ai (Perëndia), është i mirë ndaj meje (pa masë). (47)

Tefsiri
Ai (Ibrahimi)

tha: “Paqja qoftë mbi ty! -

Prej meje do të kesh veç paqe dhe siguri. Nga unë nuk do të shohësh asgjë të keqe, veç selamit e mirësjelljes. Madje:

Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. -

Unë do të vazhdoj ta lus Allahun që të të udhëzojë dhe të të falë. Do t’i lutem të të udhëzojë në Islam, që të bëhet e mundur falja e gjynaheve të tua.Ai (Allahu)

kujdeset gjithmonë për mua. -

Allahu është i mëshirshëm e shumë i dashur me mua. Ai e di gjendjen time dhe kujdeset për mua. Kështu vazhdoi Ibrahimi që ta luste Zotin për ta udhëzuar babanë e tij dhe për ta falur atë, por kur iu bë e qartë se i ati ishte tashmë armik i Allahut dhe atij nuk i bënte dobi asgjë, u tërhoq nga kërkimin e faljes për të dhe u distancua tërësisht prej tij. Allahu na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e pastër dhe monoteiste të Ibrahimit (a.s). Ai na porosit që të ndjekim rrugën dhe metodologjinë e tij në davetin e njerëzve në fenë e Allahut, me dituri, urtësi, butësi e ngrohtësi. Le të ndjekim shembullin e tij, pra, shkallë-shkallë e hap pas hapi, t’i ftojmë njerëzit që të mësojnë me lehtësi e mirësi fenë e Zotit. Gjithashtu, le të bëjmë durim, ashtu siç bëri durim Ibrahimi. Ai kurrë nuk ligështohej dhe nuk i humbiste shpresat, por me këmbëngulje vazhdonte davetin. Ibrahimi (a.s.) ishte durimtar i pashembullt në çdo mundim që i jepnin njerëzit, qoftë me fjalët, qoftë me veprat e tyre. Përballë këtyre vuajtjeve e mundimeve, ai falte e toleronte dhe tregonte mëshirë e butësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë