Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 63)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 63

تِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَنْ كَانَ تَقِيًّا 63 ٦٣

Ky është xhenneti që ia japim në trashëgim robërve Tanë, të cilët janë ruajtur nga mohimi. (63)

Tefsiri

Këto janë xhenetet që Ne do t’ua japim robërve Tanë që ishin të devotshëm. -

Këto kopshte janë bërë për t’ua lënë trashëgim të devotshmëve, që jetojnë ashtu si i porosit Zoti i tyre dhe e adhurojnë Atë ashtu si i urdhëron në shpalljet e Tij, me sinqeritet vetëm për Të. Ky do të jetë vendi i tyre i përhershëm, nga i cili nuk do të kërkojnë kurrë të largohen. Atje do të lumturohen përjetësisht, sikurse thotë Zoti: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni! Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës! Ai është përgatitur për të devotshmit. Për ata që japin kur janë në bollëk dhe kur janë në vështirësi. Ata e përmbajnë zemërimin dhe i falin njerëzit. Allahu i do bamirësit. Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë. Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre dhe Xhenetet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku ata do të jenë përjetësisht. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë (punë të mira)! [Al Imran 132 – 136].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë