Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمْرِ رَبِّكَ ۖ لَهُ مَا بَيْنَ أَيْدِينَا وَمَا خَلْفَنَا وَمَا بَيْنَ ذَٰلِكَ ۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا
(Xhebraili tha): “Dhe, ne, zbresim (në Tokë), vetëm me urdhërin e Zotin tënd. Atij i përket ajo që është para nesh, dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes këtyre dyjave. Dhe Zoti yt nuk është i harrueshëm”. (64)
zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. -
Ne nuk kemi asgjë në dorë. Nëse Zoti na urdhëron, ne e vëmë në zbatim menjëherë. Kështu i ka përshkruar Zoti melekët kur thotë: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 5]. Melekët janë thjesht rob të bindur të Allahut:Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas dhe gjithçka mes tyre -
Në dorë të Zotit janë të gjitha çështjet, në çdo kohë e vend, në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Duke qenë se çdo çështje është në dorë të Zotit dhe ne jemi thjesht rob të nënshtruar, atëherë çdo gjë i mbetet urtësisë së Zotit. Nëse urtësia e Zotit e kërkon që të ndodhë diçka, ajo do të ndodhë, e nëse e kërkon të vonohet, ajo do të vonohet. Prandaj thuhet më pas:dhe Zoti yt nuk harron asgjë. -
Ai nuk harron kurrë, në mënyrë të tillë që të të braktisë. Në një ajet tjetër thuhet: “Betohem për dritën e mëngjesit dhe për natën, që mbulon gjithçka. Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.” [Duha 1-3]. Përkundrazi, Ai vazhdimisht përkujdeset për ty dhe çështjet e tua. Ai të dhuron ty më të bukurat përkujdesje e mirësi. Pra, me fjalë të tjera, edhe nëse vonohet Xhibrili, mos u trishto dhe dije se është Zoti Ai që e ka dëshiruar diçka të tillë, për urtësi të shumta. E si mund të harrojë Zoti, kur Ai është gjithëpërfshirës në diturinë e Tij?! Ai është:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë