Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 73)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 73

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا أَيُّ الْفَرِيقَيْنِ خَيْرٌ مَقَامًا وَأَحْسَنُ نَدِيًّا 73 ٧٣

E, kur t’ju lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk kanë besuar u thonë atyre që kanë besuar: “Cili grup është më i mirë për nga jeta dhe më i mirë për nga shoqëria?” (73)

Tefsiri
Kur u lexohen ajetet tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Cili nga dy grupet ka pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” -

Ajetet e Allahut janë të qarta e të shtjelluara në detaje, në mënyrën më të kuptueshme. Ato tregojnë qartë se Allahu i Madhëruar është i Vetëm në çdo aspekt dhe se profetët janë besnikë dhe të vërtetë në kumtimin e Shpalljes. Ai që i dëgjon dhe i respekton ajetet e Zotit, patjetër që do të fitojë besim të sinqertë dhe do të jetë i sigurt në vërtetësinë e tyre. E kundërta ndodh me mohuesit. Në vend që t’i dëgjojnë me respekt dhe qëllimin për të gjetur të vërtetën, ata tallen me shpalljen e Zotit dhe me të gjithë ata që i besojnë ato. Ata e arsyetojnë këtë zgjedhje me faktin se në jetën e kësaj bote janë të pasur e të vlerësuar dhe qëndrojnë shumë më lart se besimtarët. Duke u lavdëruar e duke shprehur refuzim të së vërtetës, thonë: “Cili grup ka pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” Pra, cilët kanë më tepër prestigj, ne apo besimtarët? Në jetën e kësaj bote, ata lëvdohen para besimtarëve me pasurinë e numrin e madh të fëmijëve. Ata mburren edhe me kënaqësitë pa fre, duke i konsideruar ato si tregues të privilegjit. Pasuria, fëmijët, aleatët dhe pushteti që kanë, i bëjnë të mendojnë se janë më të mirë se besimtarët. Sigurisht, ky lloj arsyetimi është tërësisht i gabuar dhe i pavend. Kjo është përmbysje e realitetit, sepse shpeshherë, pasuria e fëmijët e shumtë, bukuria e pushteti bëhen shkak për shkatërrimin e dëshpërimin e njeriut.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë