Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 80)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 80

وَنَرِثُهُ مَا يَقُولُ وَيَأْتِينَا فَرْدًا 80 ٨٠

Na do t’ia marrim atij ate për të cilën flet (mallin dhe fëmijët), e ai ke Ne do të vijë vetëm. (80)

Tefsiri

Te Ne do të kthehet gjithçka për të cilën ai flet... -

Edhe ato pasuri e fëmijë që ka në këtë botë do t’i lërë dhe do të kalojë në ahiret i vetëm, pa pasuri, pa fëmijë, pa aleatë e ndihmëtarë, siç thotë i Madhëruari:

...dhe ka për të ardhur tek Ne i vetmuar. -

Ashtu i vetmuar do të përjetojë ndëshkimet e mëdha, si shpërblim për padrejtësitë e tij. I tillë është dënimi i keqbërësve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë