Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ ۚ وَمَا تُقَدِّمُوا لِأَنْفُسِكُمْ مِنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِنْدَ اللَّهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
Bëni namaz, dhe jepni zeqatin, e çfarëdo të mirë që bëni do ta gjeni te Perëndia, se Perëndia, me të vërtetë, sheh mirë atë që punoni. (110)
Përkryejeni namazin dhe jepeni zekatin! -
Duke falur namazin, duke dhënë zekatin dhe duke vepruar çdo gjë që kënaq Allahun e Lartësuar, Ai u premton se do t'i shpërblejë me mirësinë e Tij. Për çdo gjë që do të kryejnë për hir të Tij, atyre nuk do t’u humbë kurrë shpërblimi, pasi do ta gjejnë atë të plotë tek Allahu i Lartësuar, madje edhe më tepër se aq, prej mirësisë së Tij:Çfarëdo të mire të përgatitni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu. -
Dhe kush mund t'i llogarisë veprat më mirë dhe më drejt sesa Allahu i Lartësuar, që shikon dhe di gjithçka?!S’ka dyshim se Allahu shikon gjithçka që bëni ju. -
Ai i ka parë dhe i ka ruajtur saktësisht të gjitha veprat e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë