Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 121)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 121

الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَتْلُونَهُ حَقَّ تِلَاوَتِهِ أُولَٰئِكَ يُؤْمِنُونَ بِهِ ۗ وَمَنْ يَكْفُرْ بِهِ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ 121 ١٢١

Atyre që u kemi dhënë Librin, e lexojnë ashtu siç është shpallur; ata besojnë në të. Kurse, ata që nuk besojnë në Te, padyshim janë të humbur. (121)

Tefsiri

Ata të cilëve ua dhamë Librin e lexojnë

(dhe e ndjekin)atë (Kur'anin)

, ashtu si duhet. -

Allahu i Lartësuar na njofton se Kur’ânin e besojnë ata të cilëve Ai u dhuroi Librin, duke u bërë kështu një mirësi të madhe, dhe që e ndjekin atë ashtu sikurse e meriton ai të ndiqet. Fjala ‘tilâueh’ do të thotë ‘ndjekje e diçkaje hap pas hapi’.Ndjekja me përpikmëri e Librit nënkupton pranimin e plotë të dispozitave të tij. Kështu për shembull, ata e konsiderojnë të lejuar atë që në Libër përcaktohet si e tillë, dhe e konsiderojnë të ndaluar atë që në Libër vlerësohet si e tillë. Ata punojnë sipas urdhrave të përnxjerra nga ajetet e qarta dhe të drejtpërdrejta, por ata i besojnë me pastërti edhe ajetet që kanë një fushë më të gjerë kuptimore.

…Pikërisht ata e besojnë me të vërtetë atë

(Kur'anin). - Pikërisht ata do të lumturohen, domethënë ata të cilët e njohin mirësinë e Allahut të Lartësuar dhe tregojnë mirënjohjen dhe falënderimin për të. Janë ata që besojnë të gjithë profetët (dhe Shpalljet) dhe nuk bënë asnjë dallim mes tyre. Këta janë besimtarët e vërtetë. Ndërsa ata që besojnë një pjesë të shpalljeve dhe e mohojnë një pjesë tjetër, ata janë të kërcënuar. Këta Allahu i Lartësuar i kërcënon duke thënë: “Ndërsa ata që e mohojnë atë (Kur'anin), pikërisht ata janë të humburit.”Ajo ka edhe kuptimin “lexoj, këndoj Kur’ânin” (Sh.p.).

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë