Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ جَعَلْنَا الْبَيْتَ مَثَابَةً لِلنَّاسِ وَأَمْنًا وَاتَّخِذُوا مِنْ مَقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى ۖ وَعَهِدْنَا إِلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ أَنْ طَهِّرَا بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْعَاكِفِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ
(Dhe atë kohë) kur Na e bëmë Qaben – vend dhuntie dhe sigurimi për njerëzit. “Merrni vendin e Ibrahimit – vend të kryerjes së namazit!” – Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi rekomanduar: “Faltoren (Qaben) Time pastronie për ata që e vizitojnë, dhe që banojnë aty, dhe për ata të cilët kryejnë namazin”. (125)
Kujtoni kur Shtëpinë
(Qaben)e bëmë vendtubimi për njerëzit dhe vendsigurie për ta
(duke thënë):… - Kuptimi: Allahu e bëri Qaben vendin ku vizitorët synojnë të arrijnë mirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër, mirësitë për dynjanë dhe për fenë e tyre. Ata shkojnë dhe vijnë në të, dhe gjithmonë ndiejnë dëshirën dhe mallin për t'u kthyer tek ajo. Po ashtu, Allahu i Lartësuar e ka bërë atë një vend paqeje dhe prehjeje për të gjithë njerëzit që hyjnë në të. Ajo është e sigurt për të gjithë, madje edhe për kafshët e bimët.Ajo ka qenë vend sigurie për të gjithë edhe në kohën para Islamit. Atëherë, për shembull, nëse dikush shihte vrasësin e babait të vet në atë vend, nuk e prekte me dorë dhe as nuk e kërcënonte, në shenjë nderimi për Shtëpinë e Lashtë. Ndërsa pas Islamit, ky nderim dhe kjo siguri u shtua edhe më shumë. Në përfundim, kjo Shtëpi është bërë vendi më i sigurt dhe më i nderuar në faqen e dheut. Allahu i Lartësuar na urdhëron që edhe ne ta adhurojmë Atë si një të vetëm duke pasuar gjurmët e Prijësit të njerëzimit, Ibrahimit (a.s.), kur thotë:Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi! -
Togun: “Meķâmi Ibrâhîme” (Vendin e Ibrahimit) mund ta kuptojmë në dy mënyra:Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: “Pastrojeni Shtëpinë Time
(nga idhujt)për ata që bëjnë tauaf, për ata që qëndrojnë në të
(për i'tikaf)dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!” -
Kështu, Allahu i Lartësuar u shpalli atyre të dyve urdhrin që ta pastronin Shtëpinë e Allahut nga idhujtaria, mohimi dhe poshtërsitë ndaj tij, por ta pastronin edhe nga gjërat e pista. Më pas, Allahu thotë: “…për ata që bëjnë tavaf”. Edhe pse namazi është më i miri ndër tri adhurimet e përmendura, Allahu i Lartësuar ka përmendur së pari tavafin, sepse ai nuk mund të bëhet gjetkë, por veçse në Qabe. Pastaj ka përmendur itikaf-in, i cili, gjithashtu, mund të bëhet veçse në xhami, dhe më pas e ka përmendur namazin, i cili mund të falet edhe diku tjetër. Pra, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar dy profetët e Tij që ta pastronin Shtëpinë e Tij, me qëllim që ajo t'u shërbente të lartpërmendurve në mënyrat që i shtjelluam. Allahu i Lartësuar thotë: “Pastrojeni Shtëpinë Time”, duke e përcaktuar Qaben si Shtëpinë e Tij, për të treguar kështu shumë dobi dhe urtësi. Ky përcaktim, për shembull, do të bënte që Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.) të tregonin një përkujdesje maksimale për pastrimin e saj. Ata do të derdhnin të gjitha energjitë e tyre për pastrimin e shtëpisë së Allahut. Ky përcaktim është një nderim i madh i kësaj Shtëpie. Kjo nënkupton që të gjithë duhet ta nderojnë dhe respektojnë këtë Shtëpi. Është pikërisht kjo përkatësi e Qabes shkaku i tërheqjes së habitshme drejt saj. Zemrat gjithmonë anojnë për nga ajo, duke qenë gjithnjë të përmalluara të shkojnë drejt saj:Arsyeja është se në Vendin e Shenjtë, në Mekë, nuk lejohet vrasja e kafshëve dhe prerja e bimësisë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë