Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِذْ قَالَ لَهُ رَبُّهُ أَسْلِمْ ۖ قَالَ أَسْلَمْتُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ
Kur Zoti i tij i tha (Ibrahimit): “Bëhu i bindshëm!” – ai u përgjegj: “Unë i jam bindur Zotit të gjithësisë!” (131)
Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!”, ai
(Ibrahimi)tha: “Iu përula Zotit të gjithësisë.” -
Ai iu përgjigj menjëherë urdhrit të Zotit të tij, duke thënë me gjuhën e fjalëve, të ndjenjave dhe të veprave: “Iu përula Zotit të gjithësisë”. Ai menjëherë shfaqi sinqeritetin dhe përkushtimin në adhurimin e Allahut, si Një të vetëm dhe të Pashoq. Ibrahimi (a.s.) iu dorëzua Allahut duke kryer çdo vepër që Ai e dëshironte dhe pëlqente, në shenjë dashurie dhe madhërimi për Të. Ai u kthye gjithmonë tek Allahu i Lartësuar, për çdo çështje dhe në çdo gjendje. Njësimi i Allahut u bë cilësia e pandryshueshme e natyrës së tij. Më pas, Ibrahimi (a.s.) këshillon e porosit edhe pasardhësit e tij, në mënyrë të tillë që ato fjalë të kujtohen gjithmonë. E tillë ishte edhe porosia e Jakubit (a.s.) për pasardhësit e tij:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë