Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 132)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 132

وَوَصَّىٰ بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَىٰ لَكُمُ الدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ 132 ١٣٢

Ibrahimi u rekomandoi këtë fëmijëve të tij, po edhe Jakubi: “O bijt e mi! perëndia me të vërtetë ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë!” (132)

Tefsiri

Kjo ishte porosia që Ibrahimi ua la bijve të tij. Kështu bëri edhe Jakubi: “O bijtë e mi, Allahu ua ka zgjedhur fenë,... -

Kësisoj, ata i këshilluan pasardhësit e tyre që të pasojnë fenë të cilën Zoti i tyre e zgjodhi për ta. Allahu, me këtë fe që u zgjodhi, tregoi mëshirën e tij për ata. Ai e solli fenë me qëllim që ata ta pranojnë dhe ta zbatojnë rigorozisht në jetën e tyre, duke kryer urdhrat e Tij dhe duke u zbukuruar me moralet dhe cilësitë e vyera, të cilat Ai i ka porositur. Më tej, Ai porosit që njerëzit të jenë të vazhdueshëm në këtë fe, duke mos u larguar kurrë nga ajo.

…prandaj mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë të nënshtruar ndaj Tij! -

Kuptimi: Edhe vdekja t’ju gjejë si muslimanë, si zbatues të fesë që Allahu i Lartësuar ka zgjedhur për ju. Në këtë mënyrë, duke qenë të vazhdueshëm në ushtrimin e fesë së Allahut, edhe në ditën e gjykimit do të ringjalleni si muslimanë, sepse kush jeton si musiman, i tillë do të vdesë dhe si i tillë do të ringjallet tek Allahu i Lartësuar. Çifutët pretendonin se ishin pasues të fesë së Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilit), por Allahu i Lartësuar ua hodhi poshtë këtë pretendim, duke u thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë