Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَمْ كُنْتُمْ شُهَدَاءَ إِذْ حَضَرَ يَعْقُوبَ الْمَوْتُ إِذْ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعْبُدُونَ مِنْ بَعْدِي قَالُوا نَعْبُدُ إِلَٰهَكَ وَإِلَٰهَ آبَائِكَ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ إِلَٰهًا وَاحِدًا وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ
A ishit ju prezent kur Jakubit iu afrua vdekja, dhe i pyeti të bijt: “Kënd do ta adhuroni pas meje?” – Ata u përgjegjën: “Na do ta adhurojmë Perëndinë tënd (i cili është) edhe Zoti i baballarëve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakit, një Zotit të vetëm, dhe ne i bindemi vetëm Atij!” (133)
A ishit ju të pranishëm, kur Jakubi, para se të vdiste, u tha bijve të vet:... -
Domethënë, a ishit ju në momentet kur Jakubit i ishte afruar vdekja dhe ai pyeti bijtë e tij, me qëllim që t'i provonte dhe për të qetësuar zemrën e tij se ata do t'i përmbaheshin porosive të Allahut. Ai u tha atyre:“Çfarë do të adhuroni pas meje?” -
Dhe ata i dhanë një përgjigje, e cila e qetësoi zemrën e tij:Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu – të Ibrahimit, të Ismailit dhe të Is’hakut -, që është Një Zot i Vetëm. Vetëm Atij i nënshtrohemi.” -Kuptimi: Do të adhurojmë një Zot të vetëm. Veç Allahun do të adhurojmë dhe nuk do t'i shoqërojmë Atij shok në adhurim. Ne do të jemi muslimanë, të dorëzuar dhe të nënshtruar, duke zbatuar porositë e Tij. Pra, ata premtuan për dy gjëra: për njësim të Allahut me sinqeritet dhe për vepra të mira, sipas porosive të Tij. Është e sigurt që ata nuk ishin të pranishëm në momentet e kësaj porosie të madhe. Ne na tregon Allahu i Lartësuar se si Jakubi (a.s.) i këshilloi pasardhësit e tij për fenë e drejtë monoteiste, dhe jo për fenë çifute. Pastaj i Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë