Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمِنْ حَيْثُ خَرَجْتَ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ ۖ وَإِنَّهُ لَلْحَقُّ مِنْ رَبِّكَ ۗ وَمَا اللَّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
Nga cilido vend që të dalësh ktheje fytyrën tënde kah Faltorja e shenjtë. Kjo është e vërtetë, që vie nga Zoti yt; e Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju. (149)
Ngado që të shkosh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë! -
Kudo qofsh, o Profet i Zotit, në vendin tënd, gjatë udhëtimeve etj., drejtohu nga ana e Xhamisë së Shenjtë, Qabes! Pastaj i Madhëruari i drejtohet umetit në përgjithësi.Kjo është e vërteta e sigurt nga Zoti yt. -
Fjalia ka dy përforcues: “inne” (me të vërtetë) dhe pjesëzën “le” tek “lel ĥaķķu”(e vërteta e sigurt). Këtë përforcim e ka bërë që të mos mbetet në zemër asnjë dyshim rreth të vërtetës së sjellë nga Zoti, si edhe për të siguruar besimtarët se ky është një urdhër që duhet zbatuar me përpikmëri dhe nuk është një punë e lënë në dëshirën e adhuruesit.Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju -
Allahu është Gjithëshikuesi i veprave dhe i gjendjeve tuaja, prandaj kujtojeni gjithmonë këtë mbikëqyrje, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Ai nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave tuaja, por për to do të merrni shpërblimin e plotë dhe me drejtësi: e mira me të mirë dhe e keqja me të keqe. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë