Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا إِلَىٰ شَيَاطِينِهِمْ قَالُوا إِنَّا مَعَكُمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ
Kur të takohen me ata që besojnë, thonë: “Besojmë!” – por kur të ngelin vetëm me djajtë e tyre (me njerëzit e këqinj) thonë: “Na vetëm bëjmë sahaka, na jemi me ju”. (14)
“Kur takohen me ata që besojnë, thonë: “Ne besojmë.” -
Kur ata mblidhen dhe kontaktojnë me besimtarët, shtiren se janë me ta dhe se ndjekin rrugën dhe besimin e tyre (të besimtarëve).“Por kur veçohen me shejtanët
(parinë)e vet, u thonë: “Ne, pa dyshim, jemi me ju. Ne vetëm sa jemi tallur
(me besimtarët).” - Porse kur ata veçohen e mënjanohen së bashku me “shejtanët”, pra, me krerët dhe udhëheqësit e tyre në kufër, thonë: "Ne, në të vërtetë, jemi me ju, ndërsa me besimtarët thjesht po tallemi, duke u shtirur se jemi besimtarë dhe se ndjekim rrugën e tyre.” Kjo është gjendja e tyre e brendshme dhe e jashtme. Porse këto kurthe dhe mashtrime të poshtra godasin veçse vetë thurësit dhe gatuesit e tyre. I Adhuruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë