Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
O besimtarë! Kërkoni ndihmë prej Zotit duke duruar dhe duke u falur! Me të vërtetë Zoti është me durimtarët. (153)
O ju që keni besuar! Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz!” -
Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që, në të gjitha çështjet fetare ose të kësaj dynjaje, të kërkojnë ndihmë dhe zgjidhje me anë të dy mënyrave: me durim dhe me namaz. Durimi do të thotë ta nënshtrosh veten që të pranojë ato gjëra që ajo i urren. Në fakt, ka tri lloje durimi:Vërtet, Allahu është me durimtarët. -
Domethënë, Allahu është me ata, për të cilët durimi është bërë një cilësi e pandashme, një virtyt i përhershëm, por që, sigurisht, është fituar me ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe Bujar. Me durimin e dhuruar, atyre u lehtësohet çdo mundim: çdo fatkeqësi e madhe, për ta bëhet e vogël. Allahu i Lartësuar thotë se është me durimtarët. Kjo prani është e posaçme vetëm për ta dhe shoqërohet me dashurinë, ndihmën, udhëzimin, suksesin dhe fitoren që Allahu i Lartësuar u fal atyre. Sikur durimtarët të mos kishin shpërblim tjetër përveç këtij afrimiteti të Allahut të Lartësuar, kaq do të mjaftonte si privilegj për ta. Ky është njëri lloj i afërsisë së Zotit me krijesat, domethënë “afërsia e posaçme”. Ndërsa lloji i dytë është “afërsia e përgjithshme”, që tregon se Allahu i Lartësuar është pranë krijesave në përgjithësi, me dijen dhe pushtetin e Tij absolut, sikurse thotë Ai në suren Hadidë: “Ai është afër jush kudo që të jeni...”. Më tej, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të kërkojmë ndihmë edhe me namaz, sepse namazi është shtylla e fesë dhe drita e besimtarëve. Ai është lidhja e fortë mes adhuruesit dhe Zotit të Tij. Kur namazi i adhuruesit është i plotë në të gjitha aspektet, qoftë në veprime apo fjalë, dhe nëse ai është i pranishëm në namaz me zemrën e tij, duke e ndier thellësisht se po del përpara Krijuesit dhe duke qenë përqendruar totalisht në lutjet e tij, atëherë një namaz i tillë bëhet patjetër një ndihmë e jashtëzakonshme për këdo që kërkon ndihmë dhe mbështetje. Ky lloj namazi të ndalon, gjithashtu, nga çdo fjalë dhe vepër e shëmtuar, nga njëra anë, dhe të nxit për të kryer çdo urdhër të Zotit, nga ana tjetër.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë