Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا وَأَصْلَحُوا وَبَيَّنُوا فَأُولَٰئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنَا التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
E nuk mallkohen, vetëm ata që pendohen dhe përmirësohen dhe haptazi e shfaqin këtë, se Unë jam pranues i pendimeve dhe mëshirues. (160)
Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe e deklarojnë hapur të vërtetën…. -
Nga ky paralajmërim shpëtojnë vetëm ata që plotësojnë disa kushte, si më poshtë:Atyre Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti. -
El Teuuâb (Pendim-pranuesi) është Ai, i Cili, nëse robërit i kthehen të penduar nga gjynahet, Ai u përgjigjet plot mëshirë dhe falje. Nëse ata kthehen tek Ai, edhe Ai kthehet tek ata plot dhurata dhe mirësi, të cilat ua ka penguar fillimisht për shkak të padrejtësive të tyre. Allahu është edhe Er-raĥîm (Mëshirëploti), që ka një mëshirë të madhe dhe gjithëpërfshirëse. Pranimi i pendimit dhe kthimi në rrugën e drejtë është fryt i mëshirës së Allahut, sepse është Rraĥîm-i Ai që u jep sukses të pendohen dhe të kthehen tek Ai. Është po Mëshirëploti, që pasi u jep sukses të kthehen tek Ai të penduar, ua pranon pendimin dhe përgatit shpërblim të madh për ta, si butësi dhe nder prej bujarisë së Tij. Ky është gjykimi për të penduarit dhe të kthyerit sinqerisht tek Zoti i tyre. Ndërsa ata që mohojnë dhe vazhdojnë në rrugën e humbjes derisa t’u vijë vdekja, ata që kurrë nuk kthehen tek Allahu, derisa të dorëzojnë shpirtin e tyre, ata kanë tjetër gjykim.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë