Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ اتَّبِعُوا مَا أَنْزَلَ اللَّهُ قَالُوا بَلْ نَتَّبِعُ مَا أَلْفَيْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا ۗ أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ شَيْئًا وَلَا يَهْتَدُونَ
E kur atyre t’ju thuhet: “ndiqeni Shpalljen (Kur’anin) e Perëndisë!” – Ata përgjigjen: “Jo! Na ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” – Vallë! Edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kanë ditur asgjë dhe kur nuk kanë qenë në rrugën e drejtë?! (170)
Kur atyre (idhujtarëve) u thuhet “Pasoni atë që shpalli Allahu!”, ata thonë: “Jo. Ne ndjekim atë rrugë që kishin të parët tanë.” -
Pra, ata mjaftohen me pasimin e verbër të paraardhësve të tyre, duke qëndruar mospërfillës ndaj udhëzimit të sjellë nga profetët e Zotit. Ata nuk i shqetëson fakti që të parët e tyre, rrugën e të cilëve e pasojnë verbërisht, kanë qenë injorantë, të humbur dhe të larguar nga rruga e drejtë e Zotit. Justifikimi i tyre për refuzimin e të vërtetës është shumë i dobët dhe i pavend. Madje, ai vërteton se refuzimi i tyre bëhet me vetëdije, dhe kështu ata nuk tregohen të drejtë në vlerësimin e së vërtetës. Nëse do të synonin dhe do të përpiqeshin sinqerisht që të gjenin udhëzimin e vërtetë, pa dyshim që do ta mësonin dhe pranonin atë. Çdokush që synon të vërtetën dhe bën një krahasim mes saj dhe të kotës, e kupton lehtësisht se cila është e vërteta dhe, nëse do të jetë njeri i drejtë, do ta pasojë pa u lëkundur atë. Pastaj i Madhëruari thotë:Po sikur të parët e tyre të mos kishin kuptuar asgjë dhe të mos ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë? -
Kjo tregon se ata janë njerëz që nuk e pranojnë apo nuk janë të aftë që ta pranojnë të vërtetën. Ata nuk e mposhtin dot kryeneçësinë e tyre. Për këta lloj njerëzish, Allahu i Lartësuar sjell një shembull, i cili përshkruan gjendjen e tyre kur ftohen të ndjekin fenë e drejtë të Allahut.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë