Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ وَاشْكُرُوا لِلَّهِ إِنْ كُنْتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ
O besimtarë! Hani nga ushqimet e këndshme që ua kemi dhuruar Na juve dhe nëse jeni adhurues të Perëndisë bëhuni falenderues të Tij! (172)
O ju që keni besuar! -
Ky urdhër u drejtohet besimtarëve, pas atij që i drejtohej të gjithë njerëzimit. Ky veçim ndodh për arsye se të vetmit që përfitojnë vërtet prej urdhrave dhe ndalesave të Zotit janë pikërisht besimtarët. Ata janë të vetmit që i marrin në konsideratë urdhrat dhe ndalesat, duke i respektuar ato, dhe këtë e bëjnë të shtyrë vetëm nga besimi që kanë në zemërHani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar -
Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të përfitojnë prej çdo gjëje që quhet e mirë dhe e këndshme, si dhuratë prej Zotit Bujar dhe Mëshirëplotë. Ai i urdhëron, gjithashtu, që ata të jenë mirënjohës për mirësitë e dhuruara prej Tij, duke i shpenzuar dhe shfrytëzuar ato për bindjen ndaj Zotit të tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve të njëjtat urdhra që u ka dhënë profetëve të Tij, siç thuhet në ajet: “O ju të dërguar të Zotit! Hani prej mirësive dhe punoni vepra të mira…” [Haxh]. Mirënjohja për të cilën Allahu i Lartësuar urdhëron besimtarët është pikërisht “kryerja e veprave të mira” për të cilën ka urdhëruar profetët. Duke qenë se ky ajet u drejtohet besimtarëve, aty nuk përmendet që gjërat duhet të jenë të lejuara, sikurse u përmend në ajetin që u drejtohet njerëzve në përgjithësi. Arsyeja është se nuk ka nevojë që t’u thuhet besimtarëve, se të mirat që duhet të hanë, duhet të merren në mënyrë të lejuar, pasi besimi i tyre nuk i lejon të shfrytëzojnë diçka në mënyrë jo të lejuar. Po ashtu, nëse njeriu i përdor mirësitë e Zotit për të adhuruar Atë, ai nuk do të merret në përgjegjësi për to Ditën e Gjykimit. Ai i ka hallall ato mirësi që i shfrytëzon dhe i përdor në bindjen ndaj Zotit. Ndërsa mohuesi, i cili nuk i shfrytëzon mirësitë e Zotit për ta adhuruar Atë dhe për të treguar mirënjohjen ndaj Tij, do të merret në përgjegjësi për to në Ditën e Gjykimit, edhe nëse i përdor ato në mënyrë të lejuar në këtë botë. Mirësitë që ai mund të gëzojë në këtë jetë, duke qenë se nuk tregohet mirënjohës për to dhe nuk i shfrytëzon për adhurimin e Zotit, në realitet ai i ka haram dhe do të mbajë përgjegjësi për to.…dhe falënderojeni Allahun, nëse jeni të sinqertë në adhurimin e Tij! -
Me fjalë të tjera, ajeti kuptohet kështu: Ai që nuk tregon mirënjohje ndaj Zotit, nuk e adhuron Atë si Një të vetëm, sepse çdokush që tregohet mirënjohës ndaj Tij, patjetër që do të jetë adhurues i Tij dhe zbatues i rregullt i të gjitha urdhrave të Tij. Ky ajet tregon, gjithashtu, se konsumimi i gjërave të mira dhe të lejuara bëhet shkak dhe ndihmë për të kryer vepra të mira, dhe çka është më e rëndësishme, që ato të konsiderohen si të pranuara te Zoti i Lartësuar. Shfrytëzimi i mirësive e bën të detyrueshme mirënjohjen për to, e cila sjell dy gjëra, njëra më e mirë se tjetra: së pari, ruajtjen e imanit dhe të mirësive ekzistuese dhe, së dyti, shtim të mirësive të tjera. Mosmirënjohja ose mohimi i mirësive, nga ana tjetër, largon mirësitë ekzistuese dhe ato që priten të vijnë. Më tej, pasi lejon përdorimin e gjërave të pastra, të këndshme dhe të dobishme, Allahu i Lartësuar ndalon gjërat e pista, të këqija e të dëmshme, duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë