Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَىٰ وَالْفُرْقَانِ ۚ فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ ۖ وَمَنْ كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ۗ يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُوا الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
Këto ditë janë, ditët e muajit të ramazanit, në të cilin muaj ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me argumente të dokumentuara për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja. Pra, kushdo që nga ju gjendet në këtë muaj – le të agjërojë, ndërsa ai që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë aq ditë sa nuk i ka agjëruar), - Perëndia ka bërë lehtësi për ju, e jo vështirësi e mundime, - për të plotësuar numrin e ditëve të agjërimit (në një kohë tjetër), dhe për këto (lehtësi) duhet të madhëroni Perëndinë, që u ka drejtuar në rrugë të drejtë e të bëheni falenderues ndaj Tij. (185)
Kushdo që e arrin këtë muaj, le të agjërojë! -
Me këtë ajet, pra, u bë i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit për çdonjë që ka mundësi të agjërojë dhe nuk është në udhëtim. Dikush mund të mendonte se ky ajet, përveçse anulon kompensimin për ata që mund të agjërojnë, anulon edhe lehtësimin për të sëmurët e udhëtarët, prandaj Allahu i Lartësuar e përmend sërish lehtësimin për të sëmurët dhe udhëtarët, që të largohet ky keqkuptim. Ai thotë:Por kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë më vonë po aq ditë
(sa ka lënë pa agjëruar). - Kjo bëhet sepse Allahu i Lartësuar kërkon që të na i lehtësojë në maksimum rrugët që të çojnë drejt kënaqësisë së Tij.Allahu dëshiron për ju lehtësimin. Ai nuk dëshiron vështirësinë për ju. -
Ai dëshiron të na thjeshtësojë çdo rrugë të mirë dhe të drejtë. Për këtë arsye, të gjithë urdhrat e Tij janë shumë të thjeshtë në origjinën e tyre. Në rastet kur, për shkaqe të justifikueshme nga Sheriati, zbatimi i këtyre urdhrave vështirësohet, Ai ka sjellë dispozita lehtësuese, të cilat ose mund ta anulojnë krejt urdhrin e parë, ose mund të bëjnë disa lehtësime të tij. Çështja e lehtësimeve të Zotit për adhuruesit e Tij është mjaft e gjerë, saqë përfshin çdo aspekt të Sheriatit, prandaj këtu nuk mund të përmenden të gjitha ato. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë.Plotësojeni numrin e ditëve të agjërimit ... -
Allahu i Lartësuar e di më mirë, por, me sa duket, ky sqarim është i nevojshëm për ndonjë që mendon se qëllimet e larta të Ramazanit mund të plotësohen edhe duke agjëruar një pjesë të tij. Pra, Allahu i Lartësuar thekson se duhen plotësuar të gjitha ditët e këtij muaji. Dhe, si përfundim, Allahu i Lartësuar duhet adhuruar dhe falënderuar për suksesin që u jep besimtarëve në kryerjen e agjërimit dhe për qartësimin e të vërtetës:...dhe madhërojeni Allahun për udhëzimin
(që ju dhuroi), që të bëheni mirënjohës! -
Këtu bëjnë pjesë edhe tekbir-et, të cilat fillojnë që në momentin kur shfaqet hëna e re e muajit sheval, që tregon mbarimin e Ramazanit, dhe vazhdojnë deri në kohën e hytbes së namazit të Bajramit, ditën e festës.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë