Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ ۖ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
Kur besimtarët e Mi të pyesin për Mua, (thuaju): Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai t’më lutet Mua. Prandaj le ta plotësojnë thirrjen Time (për agjërim e detyra tjera) dhe le të më besojnë Mua (mos të shmangen nga besimi), për të qenë në rrugën e drejtë. (186)
Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua,
(thuaju se)Unë jam pranë
(tyre). - Allahu i Lartësuar është afër. Ai është Mbikëqyrës i vazhdueshëm i robërve të Tij. Ai vështron imtësisht të fshehtat dhe ato që shfaqen haptazi. Ai e sheh edhe atë që është më e fshehtë se e fshehta. Ai di, madje, edhe për atë shikimin vjedhurazi të syve apo për gjërat që fshihen në gjoksin e njeriut. Allahu është pranë robit që lutet, duke iu përgjigjur lutjeve të tij, prandaj Ai thotë:Unë i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet. -
Lutjet ose dua-të janë dy llojesh:Le të më përgjigjen Mua dhe të më besojnë vetëm Mua, që të bëhen të udhëzuar drejt! -
Pra, vetëm duke iu përgjigjur urdhrave të Zotit dhe duke besuar gjithçka që Ai ka urdhëruar të besojmë, vetëm atëherë do të jemi të udhëzuar. Udhëzimi i premtuar në këtë rast është pranimi i imanit dhe kryerja e veprave të mira. Duke iu përgjigjur Allahut dhe duke e besuar Atë, besimtarët nuk do të çoroditen kurrë e të besojnë gjëra të kota apo të kryejnë vepra që bien ndesh me besimin e drejtë, sepse përgjigjja ndaj ftesës së Allahut dhe besimi i pastër bëjnë që atyre t'u dhurohet dija e pastër, e drejtë dhe e saktë, sikurse thuhet në suren Maide: “O ju që keni besuar! Nëse bëheni të devotshëm, Ai do t'ju mundësojë të dalloni (të vërtetën nga e kota)”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë