Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 190)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 190

وَقَاتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَكُمْ وَلَا تَعْتَدُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ 190 ١٩٠

Luftoni në rrugën e Zotit – kundër atyre që luftojnë kundër jush, por mos tejkaloni kufirin! – Se, Perëndia, nuk i don ata që e kalojnë kufirin. (190)

Tefsiri
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar urdhëron për luftë në rrugën e Tij. Ky urdhër ka ardhur pas emigrimit të muslimanëve në Medinë, kur ata u fuqizuan për të zhvilluar një luftë të tillë, sepse në fillim muslimanët ishin urdhëruar të tregoheshin të përmbajtur.

Luftoni në rrugën e Allahut… -

Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që ne të luftojmë dhe e ka përcaktuar qartë motivin e kësaj lufte, duke thënë: “Luftoni në rrugën e Allahut”. Ky urdhër bëhet për të qenë të sinqertë ndaj Tij edhe në luftën që zhvillojmë. Me fjalë të tjera, lufta që na urdhëron Allahu i Lartësuar është ajo që zhvillohet për hir të kënaqësisë së Tij dhe për vendosjen e drejtësisë. Ndërsa luftërat e tjera, sidomos ato që ndodhin mes muslimanëve, janë të padrejta.

...kundër atyre që ju sulmojnë” -

Lufta zhvillohet kundër atyre që synojnë dhe përgatiten për luftë kundër muslimanëve. Kjo do të thotë që lufta bëhet kundër burrave të përgjegjshëm mendërisht, që synojnë të luftojnë muslimanët. Me fjalë të tjera, nuk luftohen pleqtë, fëmijët dhe gratë, të cilët nuk synojnë luftën dhe nuk kanë mundësi që ta zhvillojnë atë.

...dhe mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë -

Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon nga tejkalimi i kufijve, i çdo natyre qoftë ai. Kështu, për shembull, nuk lejohet të vrasësh gratë, fëmijët, pleqtë, të sëmurët mendorë apo njerëzit e fesë që nuk luftojnë, sepse konsiderohet teprim dhe padrejtësi e madhe. Nuk lejohet, gjithashtu, shfarosja e kafshëve, e bimësisë apo e të mbjellave pa qenë e nevojshme dhe e dobishme, sepse quhet padrejtësi. Nuk lejohet as të shpërfytyrosh apo të gjymtosh të vrarët. Nuk lejohet, po ashtu, të vrasësh jomuslimanët që kanë pranuar t'i paguajnë xhizjen shtetit Islam, pasi edhe ky konsiderohet tejkalim i kufijve të Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë