Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الشَّهْرُ الْحَرَامُ بِالشَّهْرِ الْحَرَامِ وَالْحُرُمَاتُ قِصَاصٌ ۚ فَمَنِ اعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ فَاعْتَدُوا عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا اعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ
Muaji i madh për muaj të madh; respektimet janë reciproke. Pra, kushdo që ju sulmon duke tejkaluar kufirin, edhe ju sulmoni ata, ashtu siç ju sulmuan ata juve (reciprokisht)! Droni Perëndisë, dhe dijeni se, me të vërtetë, Perëndia është me ata që ruhen nga të këqijat. (194)
Muaji i ndaluar – për muajin e ndaluar. Dhe kështu për të gjitha gjërat e ndaluara është ligji i barazisë. -
Ky ajet ka dy shpjegime. Si fillim, duhet ditur që idhujtarët e ndaluan Profetin (a.s) dhe sahabët që të vizitonin Qaben, vitin kur u krye Marrëveshja e Hudejbijes. Sipas marrëveshjes, atë vit, muslimanët duhet të ktheheshin në shtëpi, dhe vizitën e Qabes ta kryenin vitin e ardhshëm. Dhe ashtu ndodhi. Muslimanët e kryen vizitën e Qabes një vit më pas, gjatë muajit të shenjtë dhul kide. Në këtë kontekst, ajeti: “Muaji i ndaluar – për muajin e ndaluar” mund të shihet si një përgëzim për besimtarët, duke i njoftuar ata se adhurimi i tyre i lënë përgjysmë një vit më parë, tashmë është plotësuar me sukses. Por ka mundësi që kuptimi i kësaj fjalie të jetë edhe kështu: “Nëse ata ju luftojnë gjatë muajve të shenjtë, edhe ju mund t’i luftoni në muajt e shenjtë. Nuk ka pengesë dhe as gjynah për ju që t'i kundërpërgjigjeni agresionit të tyre, qoftë edhe në muajt e shenjtë.” Nëse kuptimi është ky i dyti, atëherë fjalia pasuese: “Dhe kështu për të gjitha gjërat e ndaluara është ligji i barazisë.” është një gjykim që përfshin jo vetëm përdhosjen e muajve të shenjtë, por edhe përdhosjen e vendeve të shenjta, të riteve të shenjta etj., për të cilat Sheriati ka urdhëruar që të respektohen. Në këtë mënyrë, çdokush që guxon të përdhosë diçka të shenjtë, duhet të marrë dënimin përkatës, si për shembull: kush bën luftë në muajt e shenjtë duhet të luftohet, kush përdhos vendet e shenjta duhet të ndëshkohet sipas ligjit, kush vret një njeri duhet të dënohet me vdekje, kush plagos apo gjymton tjetrin duhet të ndëshkohet në të njëjtën mënyrë, kush merr pasurinë e dikujt duhet të dënohet duke ia marrë pasurinë, për të çuar në vend padrejtësinë që ka bërë.Pyetje:
Personi të cilit dikush i ka cenuar një të drejtë, a e ka të lejuar që ta marrë hakun e vet nga pasuria e cënuesit, në çdo rast e situatë, apo jo? Dijetarët i kanë dhënë përgjigje të ndryshme kësaj pyetjeje, por mendimi më i saktë do të shtjellohet më poshtë. Këtu kemi të bëjmë me dy raste:Nëse ju sulmojnë, sulmojini edhe ju po në atë mënyrë. -
Duhet të jemi të kujdesshëm në praktikat e shpagimit, në mënyrë që të mos bëhemi të padrejtë, në vend që të vendosim drejtësinë. Shpagimi duhet të bëhet me drejtësi, duke mos lejuar asnjë lloj teprimi, sado i vogël qoftë ai. Allahu di gjithçka për krijesat e Tij. Shpesh, nga dëshira për të shfryrë dufin e urrejtjes kundër atij që i ka bërë padrejtësi dhe kur, njëkohësisht, i hapet udha për të marrë shpagim, njeriu kërkon më tepër dhe e kalon kufirin në marrjen e hakut të tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i ka këshilluar adhuruesit e Tij që të jenë gjithnjë të devotshëm dhe respektues ndaj dispozitave të Tij:Por kini frikë nga Allahu dhe dijeni se Allahu është me të devotshmit. -
Pra, jini të vazhdueshëm në devotshmërinë tuaj ndaj Allahut, duke ruajtur kufijtë e Tij. Nëse jeni të tillë, dijeni se Allahu është me të devotshmit. Ai është pranë tyre, duke i ndihmuar, mbështetur e duke iu dhënë sukses. Njeriu që ka Allahun e Lartësuar pranë, do të jetë i lumtur përjetësisht, ndërsa ai që nuk ka devotshmëri të vazhdueshme, do të braktiset nga Allahu i Lartësuar e do të mbetet thjesht me forcat e tij. Por kush braktiset në këtë mënyrë, e ka shkatërrimin më afër se vetë damari i qafës së tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë