Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَنْفِقُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَلَا تُلْقُوا بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ ۛ وَأَحْسِنُوا ۛ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ
Dhe shpenzonie pasurinë në rrugën e Perëndisë, dhe mos e sillni veten tuaj në shkatërrim, por bëni mirë; se Perëndia me të vërtetë i do bamirësit. (195)
Shpenzoni në rrugë të Allahut... -
Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit që të shpenzojnë për hir të Tij, për të ndihmuar luftën në rrugën e Tij. Ta japësh pasurinë në rrugë të Zotit do të thotë që ta shpenzosh atë në të gjitha mënyrat që të afrojnë te Zoti, si për shembull, për të varfërit, për të afërmit dhe për ata që e kemi detyrë t’i furnizojmë. Megjithatë, mënyra më e mirë dhe më e rëndësishme e shpenzimit të pasurisë është për ndihmën dhe mbështetjen e luftës (xhihad) në rrugën e Zotit. Kush e shpenzon pasurinë për këtë qëllim, është edhe vetë luftëtar në rrugën e Allahut; ai është muxhahid me pasurinë e tij. Lufta me shpenzimin e pasurisë është farz, ashtu sikurse është edhe lufta me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë me veten tënde. Ajo është shumë e dobishme, saqë shpeshherë është vendimtare për fitoren e muslimanëve dhe për poshtërimin e politeizmit dhe të ndjekësve të tij. Pasuria është faktor shumë i rëndësishëm në fuqizimin e fesë së Allahut. Ajo është për xhihadin si shpirti për trupin: sikurse trupi nuk mund të jetojë pa shpirtin, edhe lufta nuk mund të jetojë nëse nuk ka pasuri të mjaftueshme. Nëse braktis shpenzimin në rrugë të Allahut, do të pengosh në njëfarë mënyre luftën në rrugën e Tij. Por nëse bllokohet lufta në rrugë të Tij, atëherë do të fuqizohen kufri dhe shirku, do të forcohen armiqtë e Islamit, dhe kjo do të thotë që të çosh veten tënde, me duart e tua, drejt shkatërrimit. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar paralajmëron, duke na kujtuar pasojat e neglizhencës së luftës në rrugën e Tij:...mos e çoni veten drejt shkatërrimit. -
Vajtja me dëshirë drejt vetëshkatërrimit bëhet në dy mënyra kryesore:Bëni mirë, se Allahu i do vërtet bamirësit! -
Ky urdhër është për të gjitha mënyrat e bamirësisë, sepse fjala “bamirësi” këtu nuk është e përcaktuar. Bamirësia mund të bëhet me shumë mënyra, si: duke pajtuar njerëzit, duke urdhëruar për vepra të mira dhe duke ndaluar nga veprat e këqija, duke përcjellë dijen e dobishme për dynjanë dhe për ahiretin, duke përmbushur nevojat e njerëzve, duke zgjidhur ose duke lehtësuar hallet dhe problemet e tyre, duke vizituar të sëmurët, duke marrë pjesë në xhenaze, duke udhëzuar të devijuarit e çdo vepër tjetër që Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar t’i kryejmë ndaj njerëzve. Nga veprat më të mira që mund të kryejë robi, është përsosja e adhurimeve që ai kryen për hir të Allahut të Lartësuar. Profeti (a.s) e ka shpjeguar kështu këtë çështje: “Ta adhurosh Allahun e Lartësuar sikurse do ta bëje një gjë të tillë po ta shihje haptazi Atë, pasi edhe pse ti nuk mund ta shohësh Atë, Ai pa dyshim të sheh ty.” Për ata që gëzojnë të tilla cilësi, Allahu thotë: “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” [Junus 26]. Këta njerëz e kanë afër Allahun, domethënë udhëzimin, ndihmën dhe suksesin e Tij, në çdo çështje. Pas sqarimit të dispozitave të agjërimit dhe të luftës, Allahu i Lartësuar vijon me dispozitat që lidhen me haxhin.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë