Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا قِيلَ لَهُ اتَّقِ اللَّهَ أَخَذَتْهُ الْعِزَّةُ بِالْإِثْمِ ۚ فَحَسْبُهُ جَهَنَّمُ ۚ وَلَبِئْسَ الْمِهَادُ
E kur atij i thuhet: “Druaju Perëndisë!” ai atëherë mburret për mëkatë. Atij i mjafton skëterra. E, sa vendbanim i keq është ai vend! (206)
E, kur i thuhet atij: “Kije frikë Allahun!”, atë e pushton arroganca dhe e zhyt edhe më thellë në gjynahe. -
Kur ata këshillohen që të kenë frikë Allahun, i kap euforia dhe u rritet mendja, saqë nuk duan ta pranojnë më të vërtetën, madje tregohen të ashpër me këshilluesit e tyre. Kështu, ata bëjnë dy të këqija: vepra të ndyra dhe fyerje ndaj kritikuesve. Të tillët meritojnë një kërcënim të madh, siç thotë Allahu:I mjafton atij Xhehenemi si ndëshkim dhe ai është vendbanimi më i tmerrshëm. -
Për këta njerëz është i mjaftueshëm ndëshkimi në Xhehenem, i cili do të jetë vendbanimi i zullumqarëve dhe mendjemëdhenjve. Atje ndëshkimi do të jetë i vazhdueshëm dhe vuajtjet të përjetshme, pa asnjë shpresë për shpëtim. Atyre nuk do t’u lehtësohen kurrë dhimbjet dhe kurrë nuk do të shpresojnë ndonjë gjë të mirë. Kjo është drejtësia për krimet dhe padrejtësitë e tyre. Allahu na ruajt nga një përfundim i tillë!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë