Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَكَادُ الْبَرْقُ يَخْطَفُ أَبْصَارَهُمْ ۖ كُلَّمَا أَضَاءَ لَهُمْ مَشَوْا فِيهِ وَإِذَا أَظْلَمَ عَلَيْهِمْ قَامُوا ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَذَهَبَ بِسَمْعِهِمْ وَأَبْصَارِهِمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Shkrepëtima, pothuaj, ua merrë të pamurit atyre; sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin, e kur i kaplon errësira, ndalen. E sikur të dojë Perëndia, do t’ua merrte të dëgjuarit edhe të pamurit, se, me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm. (20)
Allahu, është i Plotfuqishëm për gjithçka -
Të jeni të sigurt se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Atij nuk i shpëton dot asgjë. Pushteti i Tij absolut i jep të drejtën dhe mundësinë që, nëse dëshiron diçka, e kryen, dhe askush nuk e kundërshton dhe nuk mund ta ndalojë Atë. Në këtë ajet, dhe në të tjerë të ngjashëm me të, gjejmë një argument shumë të fuqishëm kundër një grupi të humbur e të devijuar, të quajtur Kaderie, të cilët pretendojnë se veprat e robit janë jashtë pushtetit të Allahut të Lartësuar (pra, nuk janë të nënshtruara dhe nën ndikimin e pushtetit të Tij). Ky ajet tregon qartë se edhe veprat e tyre futen te fjala e Allahut: ‘In-nall-llâhe alâ kul-li shejin ķadîr’ (Allahu, është i Plotfuqishëm për gjithçka).Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë