Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 211)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 211

سَلْ بَنِي إِسْرَائِيلَ كَمْ آتَيْنَاهُمْ مِنْ آيَةٍ بَيِّنَةٍ ۗ وَمَنْ يُبَدِّلْ نِعْمَةَ اللَّهِ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَتْهُ فَإِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ 211 ٢١١

Pyeti bijt e Israelit: sa ajete (argumente) të qarta u kemi dërguar Ne atyre? – E, ata që mohojnë të mirat e Perëndisë, pasi që u janë dërguar (do të dënohen), se Perëndia, me të vërtetë është ndëshkues i rreptë. (211)

Tefsiri

Pyeti bijtë e Israilit se sa shumë argumente të qarta u kemi dhënë atyre. -

Kuptimi: Sa e sa argumente të qarta u kemi dhënë, që vërtetojnë sinqeritetin e profetëve që kemi dërguar tek ata. Në fakt, ata i njohën dhe i kuptuan mirë argumentet e Zotit, por, megjithatë, nuk treguan mirënjohje ndaj Tij. Ata i shpërfillën mirësitë e Zotit, duke i mohuar ato dhe duke mos u bindur. Kështu, ata e merituan që Allahu i Lartësuar të zbriste ndëshkimin e Tij mbi ta dhe të mos u caktonte pjesë në shpërblimet e Tij të mëdha.

E kush i mohon të mirat e Allahut, pasi i janë dërguar, të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër. -

Pra, me fjalë të tjera, Allahu i Lartësuar deklaron se atyre që begatohen me mirësi të dynjasë apo edhe me iman, dhe nuk shprehin mirënjohje ndaj Tij, atyre do t’u zhduken këto mirësi. Çdo mirësi së cilës nuk i jepet haku i mirënjohjes është e destinuar që të largohet dhe të shndërrohet në të kundërtën e saj, sepse në vend të mirënjohjes për të, në zemrën e robit ka zënë vend mosmirënjohja dhe mohimi. Pra, me mosmirënjohjen e tij, bëri që në vend të mirësive të mbizotërojnë të këqijat. Ndërsa atyre që e falënderojnë Allahun për mirësitë e dhuruara, jo vetëm që nuk u largohen ato mirësi që kanë, por ato u shtohen vazhdimisht nga Allahu i Lartësuar dhe Bujar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë