Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَسْأَلُونَكَ مَاذَا يُنْفِقُونَ ۖ قُلْ مَا أَنْفَقْتُمْ مِنْ خَيْرٍ فَلِلْوَالِدَيْنِ وَالْأَقْرَبِينَ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ ۗ وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ
Të pyesin ty në çfarë mënyre duhet dhënë lëmoshë? Thuaju: “Çfarëdo lëmoshe të mirë që epni ajo le t’i takojë prindërve, farefisit, bonjakëve, të varfërve dhe udhëtarëve (që kanë ngelur në rrugë pa mjete), e çfarëdo të mire që bëni, Perëndia e di atë”. (215)
Të pyesin ty se çfarë duhet të japin për sevap. -
Kuptimi: Të pyesin ty rreth shpenzimeve, domethënë, çfarë duhet të shpenzojmë dhe për kë duhet të shpenzojmë. Për të dyja pyetjet, Allahu i Lartësuar kthen përgjigje:Thuaju: “Çfarëdo bamirësi që e bëni, bëjeni për prindërit, për të afërmit, për jetimët, për të varfërit dhe për udhëtarët. -
Për sa i përket përgjigjes së pyetjes se çfarë duhet shpenzuar e dhënë, Allahu i Lartësuar ka përdorur një fjalë, që i përfshin të gjitha llojeve të mirësive, shumë apo pak qofshin ato. Pastaj i Madhëruari na tregon kategoritë më të rëndësishme të njerëzve që duhet të përfitojnë nga shpenzimet e tua:çdo të mirë që e bëni, Allahu e di në imtësi. -
Çdo lloj sevapi që bëni ndaj këtyre kategorive, edhe të tjerëve veç tyre, Allahu i Lartësuar e di shumë mirë. Madje, jo vetëm shpenzimet tuaja, por edhe çdo vepër të mirë që kryeni për t'u afruar tek Allahu dhe për të fituar kënaqësinë e Tij, Ai e di shumë mirë, sepse kështu kuptohet nga fjalët e përdorura në ajet. Deklarimi se Allahu di gjithçka që ata bëjnë do të thotë për besimtarët se Ai do të shpërblejë gjithçka të mirë që ata kanë bërë ose që kanë patur për qëllim të bëjnë. Ai do t’i shpërblejë ata në varësi të qëllimit dhe të sinqeritetit të tyre. Allahu i Lartësuar e di shumë mirë se kush shpenzon më shumë e kush më pak, kush shpenzon për çështjet më të domosdoshme e kush jo.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë