Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَتَ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Ata që besuan dhe emigruan, e luftuan në udhën e Perëndisë, ata shpresojnë në mëshirën e Perëndisë. Se Perëndia është mëshirues dhe falë. (218)
Ata që besuan dhe që mërguan e luftuan në rrugë të Allahut... -
Allahu i Lartësuar bën një premtim të mrekullueshëm për ata që kanë këto cilësi:...ata shpresojnë vërtet për mëshirën e Allahut.. -
Këta e meritojnë të shpresojnë për mëshirën e Allahut të Lartësuar, sepse janë përpjekur me të gjitha forcat e mënyrat për ta arritur atë. Ky ajet fakton se shpresa për shpëtim konsiderohet e drejtë nëse njeriu bën maksimumin për ta arritur atë. Ndërsa shpresat që shoqërohen me dembelizëm në kryerjen e sebepeve që sjellin lumturinë, quhet pazotësi, dështim ose ëndrra me sy hapur. Ato tregojnë dobësi, mungesë vullneti dhe mangësi në logjikë. Njerëz të tillë i përngjajnë atij që shpreson të bëhet me fëmijë, por pa kryer marrëdhënie me gruan e tij, ose atij që shpreson të korrë shumë, kur ende nuk ka mbjellë. Ky ajet tregon edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme. Njeriu, sado vepra të mira të ketë kryer, nuk duhet ta mbështesë shpëtimin e tij tek këto vepra, por duhet që gjithmonë të shpresojë mëshirën e Zotit të tij. Shpëtimi i tij është vetëm te mëshira e Zotit. Ai duhet të shpresojë që Zoti t'ia pranojë veprat, t'ia mbulojë mangësitë dhe t’ia falë gjynahet. Vetëm me mëshirën dhe faljen e Zotit mund të shpresohet shpëtimi. Prandaj i Madhëruari thotë në vijim:Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -
Pra, Ai është Falës i robit që pendohet sinqerisht dhe plotësisht. Ai është Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. Ky ajet shërben si përgëzim për njerëzit që kryejnë vepra të mira, se Allahu i Lartësuar do t'i falë ata. Veprat e mira i fshijnë të këqijat dhe janë shkak që Allahu t’i mëshirojë robërit e Tij. Nëse njeriu falet nga Mëshirëploti, kjo do të thotë se ai ka marrë siguri të plotë që nuk do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret, sepse ndëshkimet vijnë për shkak të gjynaheve të robit. Nëse gjynahet fshihen, atëherë robi shpëton dhe është i ruajtur prej ndëshkimit. E kur njeriu përfshihet nga mëshira e Mëshirëplotit, kjo do të thotë se ai do të përfitojë çdo mirësi të dynjasë dhe të ahiretit. Madje, vetë veprat e tij të mira, si: të besuarit tek Allahu, emigrimi për hir të Allahut dhe xhihadi janë shenja të mëshirës së madhe të Mëshiruesit ndaj atij. Nëse Allahu nuk do t’u jepte sukses, robërit e Tij as nuk do t'i kishin dëshiruar këto vepra, e aq më pak t'i kryenin ato. Nëse Allahu nuk do t’i ndihmonte, ata nuk do të arrinin kurrë që t’i bënin ato vepra. Nëse nuk do të ishte mirësia e Allahut, ata nuk do t'i përsosnin veprat e tyre dhe Ai kurrë nuk do t'ua pranonte veprat e mangëta. Allahut i takon mirësia, në fillim dhe në fund. Ai jep sukses dhe Ai mundëson shkaqet e pasojat.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë