Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ فِرَاشًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَأَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَكُمْ ۖ فَلَا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَنْدَادًا وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ
Zoti është Ai, që për ju tokën e ka bërë shtresë dhe qiellin ndërtesë; i cili prej qielli lëshon shira dhe bënë që me atë të rritën frutet, ushqimi juaj. Prandaj mos i bëni shoq Perëndisë, sepse ju e dini (që Ai nuk ka shoq). (22)
Ai që tokën e bëri shtrat
(vendbanim)- Kuptimi është: Mirësitë e Tij, të shfaqura apo të fshehta qofshin, vërshojnë pafundësisht e pandërprerë mbi ju. Ai e bëri tokën për ju të qëndrueshme dhe të qetë, si shtrat, që të sistemoheni dhe të gjeni prehje në të. Ju qëndroni të qetë në të, ndërtoni banesat tuaja, kultivoni ushqimet tuaja dhe nxirrni prej saj furnizimet e nevojshme për jetën. Mbi këtë tokë ndërtoni edhe rrugët ku ecni, për të përfituar nga të mirat e saj, e shumë e shumë të mira të tjera, të cilat i di Allahu i Lartësuar.…dhe qiellin kulm (mburojë) -
Ndërsa qiellin, Allahu i Madhëruar e bëri si ndërtesë dhe fortesë mbrojtëse për vendqëndrimin tuaj, për tokën ku jetoni. Allahu i Madhëruar e mbushi këtë qiell me dobi të shumta, të cilat janë të domosdoshme për jetën tuaj në tokë dhe për vazhdimësinë e saj. A nuk e shihni diellin, hënën, yjet etj.?… që prej qiellit
(semãun)ju lëshon ujë, nëpërmjet të cilit ju siguron lloje frytesh -
Çfarë quhet semãun (qiell)? Semãun quhet gjithçka që qëndron apo ekziston sipër teje. Për këtë arsye, shpjeguesit e Kur’ânit kanë thënë se me fjalën ‘semãu’këtu nënkuptohen retë, prej të cilave, Allahu i Madhëruar lëshon shiun.…nëpërmjet të cilit ju siguron lloje frytesh -
Me anë të këtij uji, prodhohen shumë fryte të tokës. Me këtë ujë rriten dhe zhvillohen të gjitha prodhimet e tokës, duke filluar prej drithërave, frutave, perimeve, vreshtave, hurmave, agrumeve etj.…si furnizim për ju -
Të gjitha këto mirësi Allahu i ka krijuar për ju, thjesht dhe vetëm që ju të ushqeheni dhe të përfitoni kënaqësi pas kënaqësish në këtë jetë, që po kaloni mbi tokë.Atëherë mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut kur ju e dini
(të vërtetën)! - Pra, mos i përshkruani Allahut shokë e partner në adhurimin ndaj Tij! Mos i konsideroni asnjë si të ngjashëm, të njëjtë dhe të barabartë me Të! Mos merrni si të barabartë a të njëjtë me Allahun asgjë e asnjë prej krijesave, në asnjë këndvështrim! Nuk ka ndonjë krijesë që të jetë e barabartë apo e njëjtë me Allahun, dhe që të meritojë adhurimin tuaj. Asnjë krijesë nuk duhet adhuruar, por adhurohet vetëm Allahu. Asgjë nuk e meriton dashurinë tuaj, sikurse e meriton Allahu. E si mund të meritojnë krijesat adhurimin dhe dashurinë tuaj, kur ato, sikurse dhe ju, janë të krijuara, të nënshtruara, nevojtare në vetvete? Ato vetë kanë nevojë për furnizimin e Allahut. Ato nuk kanë asnjë grimcë të vogël pushteti, as në qiej e as në tokë, dhe nuk kanë asnjë lloj mundësie për t'ju sjellë juve dobi apo dëm.kur ju e dini
(të vërtetën) - Pra, mos i bëni këto gabime, kur ju e dini shumë mirë se Allahu i Madhëruar është Absolut dhe nuk ka të ngjashëm dhe të barabartë me Të, që të meritojë adhurimin tuaj. Askush nuk mund t’i afrohet Madhështisë së Tij, as në aspektin e krijimit, furnizimit, administrimit dhe rregullimit të çështjeve të gjithësisë, dhe as në aspektin e meritueshmërisë së adhurimit dhe dashurisë së krijesave për Të. Atëherë, si është e mundur që ju adhuroni dhe u shprehni dashurinë zotave të tjerë, pas dijes dhe sigurisë që keni krijuar për çështjet e sipërpërmendura?! Kjo po, që konsiderohet si çudia e çudirave dhe si mendjelehtësi e paparë. Ky ajet përmban në vetvete disa çështje:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë