Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 238)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 238

حَافِظُوا عَلَى الصَّلَوَاتِ وَالصَّلَاةِ الْوُسْطَىٰ وَقُومُوا لِلَّهِ قَانِتِينَ 238 ٢٣٨

Kryeni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin. Dhe bëni namazin për Perëndinë, duke iu lutur Atij. (238)

Tefsiri

Vazhdoni rregullisht namazet, sidomos namazin e mesëm -

Allahu i Lartësuar na urdhëron që të jemi të rregullt në kryerjen e namazeve, dhe në mënyrë të veçantë për “namazin e mesëm”, i cili është namazi i ikindisë. Që të jemi të rregullt në kryerjen e namazeve, do të thotë që t’i falim ato në kohën e tyre të përcaktuar nga Zoti, t’i realizojmë të gjitha shtyllat, kushtet, vaxhibet dhe synetet e tyre, si edhe t'i falim ato me përkushtim e përqendrim maksimal. Allahu i Lartësuar na udhëzon që të jemi të rregullt me namazet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi të rregullt edhe me adhurimet e tjera, madje do të jemi të ruajtur edhe nga kryerja e gjynaheve. Këto kanë vlerë sidomos kur shoqërohen me frikë dhe nënshtrim ndaj Allahut:

...dhe kijeni frikë Allahun! -

Pra, Allahu i Lartësuar na urdhëron që këto adhurime t'i kryejmë duke qenë të mbushur me frikë rrespekt ndaj Tij. Ky ajet na urdhëron që të falemi duke qëndruar në këmbë me frikë dhe madhërim për Zotin, dhe na ndalon që të themi gjatë namazit fjalë që nuk i përkasin atij. Ky është namazi që duhet të falim për Zotin tonë, kur jemi të qetë, në kushte normale. Ndërsa në kushte të jashtëzakonshme lufte, frike dhe pasigurie ka rregulla të tjera. I Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë