Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 242)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 242

كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ 242 ٢٤٢

Kështu Perëndia ua shpjegon dispozitat e Veta për të menduar ju. (242)

Tefsiri

Kështu jua shpjegon Allahu argumentet e Veta, me qëllim që ju të kuptoni. -

Pra, kështu na i sqaron neve Allahu i Lartësuar kufijtë e Tij, hallallin dhe haramin dhe çdo ligj të dobishëm për ne. Ai i sjell këto dispozita, që ne të mendohemi thellë rreth tyre dhe të nxjerrim prej tyre urtësi dhe qëllime të larta. Çdokush që mendon thellë rreth teksteve të sjella nga Zoti, duke nxjerrë prej tyre urtësi dhe dispozita, me siguri që do të punojë i nxitur prej tyre. Pastaj thotë i Madhëruari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë