Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا إِنَّمَا الْبَيْعُ مِثْلُ الرِّبَا ۗ وَأَحَلَّ اللَّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا ۚ فَمَنْ جَاءَهُ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّهِ فَانْتَهَىٰ فَلَهُ مَا سَلَفَ وَأَمْرُهُ إِلَى اللَّهِ ۖ وَمَنْ عَادَ فَأُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
Ata që hajnë e marrin kamatë, pasurohen ashtu siç pasurohet ai, të cilin e ka prekur dhe e ka bërë të hutuar djalli. Kjo nodhë për shkak se ata thonin se tregtia është njëlloj – si kamata. Mirëpo, Perëndia e ka lejuar tregëtinë, kurse kamatën e ka ndaluar. E kujtdo që i vie këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij. E, vendimi për këtë i takon Perëndisë. E, kushdo që i kthehet (marrjes së kamatës si shit-blerje) ai do të shoqërohet me zjarrin, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. (275)
Ata që e hanë kamatën, ata do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit. -
Allahu i Lartësuar na flet në këtë ajet për ata që hanë ose përdorin kamatën. Gjendja e tyre është shumë e keqe dhe përfundimi i tyre do të jetë shumë i frikshëm. Kur ata të ngrihen nga varri për t'u gjykuar, do të dallohen nga të tjerët, sepse do të ngrihen si të çmendur, ose më saktë, si ata që i ka çmendur shejtani. Ata do të ngrihen nga varri të çoroditur, të dehur e të tmerruar, duke pritur llogarinë e vështirë dhe ndëshkimin e madh.Kështu, sepse ata thanë: “Edhe shitblerja është njësoj si kamata!” -
Këto fjalë mund t’i thotë veçse një injorant ose një kryeneç, që bën sikur nuk di. Për shkak të këtyre fjalëve të rënda, Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata duke u dhënë një lloj gjendjeje që e përjetojnë të çmendurit. Ka mundësi që thënia e Allahut të Lartësuar: “...ata do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit”, të tregojë edhe gjendjen e tyre në këtë jetë. Pra, duke qenë se ata tregohen të palogjikshëm kur rendin për të fituar pasurinë e të tjerëve me padrejtësi, Allahu i Lartësuar i dënon duke ua dobësuar aftësinë e të menduarit. Aq i rëndë është ky dënim, saqë ata, me sjelljen e tyre, u përngjajnë të çmendurve. Ata janë të paqëndrueshëm, të turbullt e të çoroditur. Më pas, duke shfaqur urtësinë e Tij dhe në përgjigje të shpërfilljes së tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën. -
Për shkak të nevojës së madhe që kanë njerëzit për shitblerjen dhe dobitë e saj gjithëpërfshirëse, Allahu i Lartësuar e ka lejuar tregtinë. Përndryshe, ndalimi i saj do të sillte vështirësi tepër të mëdha për ta. Ky ajet merret si bazë për të gjykuar lejimin e çdo lloj mënyre fitimi që ushtrojnë njerëzit. E thënë ndryshe, çdo mënyrë fitimi apo bashkëveprimi mes njerëzve që plotëson nevojat e tyre dhe ka dobi gjithëpërfshirëse është e lejuar, përveç atyre mënyrave që Sheriati i ndalon. Mënyrat të cilat Sheriati i ka ndaluar nuk duhen ndjekur, sepse ato janë të dëmshme dhe shkaktojnë padrejtësi e pakënaqësi mes palëve. Kështu Allahu i Lartësuar e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën, sepse ajo është padrejtësi dhe sjell të këqija për të gjithë. Kamata është dy llojesh: nesie dhe fadl. Që të dyja janë të ndaluara, mbështetur në Kur’ân dhe Sunet. Ndalimi i kamatës nesie mbështetet edhe në qëndrimin unanim të dijetarëve për këtë çështje, ndërsa ata që e konsiderojnë të lejuar kamatën fadlkanë kundërshtuar në këtë mënyrë gjithë ato tekste të përcjella me saktësi. Prandaj themi që kamata, me të dyja llojet e saj, është një nga gjynahet e mëdha dhe shkatërruese.Atij që, kur i arrin këshilla prej Zotit të tij, distancohet prej saj
(kamatës), i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu. -
Pra, nëse dikujt i mundësohet, si mëshirë nga Allahu i Lartësuar, që t'i tërhiqet vërejtja për t'u larguar nga kjo vepër e keqe, dhe ai i largohet asaj, atëherë çdo përfitim nga kamata që ai ka marrë përpara se t'i vinte këshilla, i falet dhe konsiderohet si pasuri e tij. Ai është i falur, si shpërblim për pranimin e këshillës dhe nënshtrimin ndaj dispozitave të Zotit të tij. Nga ajeti kuptojmë, gjithashtu, se ai që nuk heq dorë edhe pas vërejtjes që i bëhet, do të merret në përgjegjësi për veprat e këqija që ka bërë edhe para vërejtjes, edhe pas vërejtjes. Veprat e njeriut do të llogariten dhe do të shpërblehen me drejtësi prej Allahut të Lartësuar.Por ata që i kthehen sërish asaj, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht. -
Pra, kush i rikthehet asaj, do të jetë banor i përjetshëm i Zjarrit. Të tilla tekste, në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, tregojnë se ata që bëjnë gjynahe të mëdha do të jenë në zjarr të Xhehenemit përgjithmonë. Por, sikurse dihet, në Xhehenem do të jenë përjetësisht veçse ata që kanë bërë kufër dhe shirk, ndërsa të tjerët, me gjynahe poshtë këtyre, nuk do të rrinë përjetësisht atje. Atëherë, ç’shpjegim ka për tekste të tilla, të cilat, në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, tregojnë se në zjarr të Xhehenemit do të jenë përjetësisht edhe vepruesit e gjynaheve të mëdha, përveç kufrit dhe shirkut? Dijetarët kanë dhënë shpjegime të ndryshme për këtë çështje, por shpjegimi më i saktë është ky që vijon: Të gjitha ato gjynahe për të cilat Sheriati ka lajmëruar se të lënë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit është e vërtetë që janë të tilla, domethënë që e bëjnë të detyrueshme që vepruesi i tyre të jetë përjetë në Xhehenem. Çdokush që i kryen ato vepra mund të jetë përjetësisht në Zjarr, nëse nuk ka se çfarë ta pengojë një gjë të tillë. Po cilat janë ato gjëra që e pengojnë një gjë të tillë? Dihet me siguri, sipas teksteve të Kur’ânit dhe të Sunetit dhe sipas ixhma-it të selefëve, se imani dhe teuhidi janë penguesit e vetëm që e shpëtojnë njeriun nga përjetësia në zjarrin e Xhehenemit. Pra, nëse njeriu nuk ka as besim, as teuhid, këto vepra e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e përjetshëm të tij në zjarrin e Xhehenemit. Kamata nesie (kamatëvonesa) është shtesa e vendosur si kusht, që kërkon borxhdhënësi nga borxhmarrësi, mbi pagesën e një detyrimi, nëse ky nuk shlyhet në afatin e caktuar. Me fjalë të tjera është kamata që rrjedh si pasojë e dhënies borxh me interes. Sa më shumë të vonohet shlyerja e borxhit aq më shumë shtohet interesi (kamata). Ky argument nga Kur’âni, syneti dhe konsensusi i gjithë umetit.Kamata fadl (kamata e differences) është blerja e monedhave me monedha (të të njëjtit lloj) apo e ushqimit me ushqim (të të njëjtit lloj), me diferencë në peshë apo në masë. Me fjalë të tjera të blesh 1000 euro me 1200 euro, apo të blesh 1 kv grurë vendi mePërndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë