Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَذَرُوا مَا بَقِيَ مِنَ الرِّبَا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ
O besimtarë! Druajuni Perëndisë dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. (278)
O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë! -
Allahu u drejtohet besimtarëve me cilësinë e tyre të vyer: besimin. Për çfarë i porosit Allahu i Lartësuar besimtarët? Ai i porosit për të lënë kamatën, madje duke e konsideruar largimin prej saj si shenjë të besimit të tyre, kur thotë: “...hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. Ai përmend besimin e tyre, sepse vetëm besimtarët janë ata që e pranojnë këshillën e Zotit të tyre. Vetëm ata i nënshtrohen urdhrave dhe i zbatojnë dispozitat e Tij. Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për devotshmëri, duke zbatuar dispozitat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e Tij. Prej dispozitave që duhen zbatuar për të qenë i sigurt nga ndëshkimi i Zotit, është edhe heqja dorë nga kamata, nëse ekziston ende një kontratë e tillë. Ndërsa kontratat e shkuara me kamatë janë të falura, nëse njeriu pendohet sinqerisht. Ndërsa ai që nuk pendohet pas këshillës së Zotit të tij dhe nuk i nënshtrohet urdhrit të Tij, atëherë ai i ka deklaruar luftë Zotit:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë