Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِنْ لَمْ تَفْعَلُوا فَأْذَنُوا بِحَرْبٍ مِنَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ ۖ وَإِنْ تُبْتُمْ فَلَكُمْ رُءُوسُ أَمْوَالِكُمْ لَا تَظْلِمُونَ وَلَا تُظْلَمُونَ
E, nëse këtë nuk e bëni, ta dini se do të hapet luftë nga ana e Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij. Nëse pendoheni, atëherë juve u takon pasuria juaj (pa kamatë). Në këtë mënyrë nuk dëmtoni askend e as nuk dëmtoheni vetë. (279)
E në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. -
Ky njeri guxon të bëjë një zgjedhje të tillë, ndërkohë që është aq i pafuqishëm para Zotit të tij, që është i Plotfuqishëm e i Urtë. Ai vërtet e afatizon të padrejtin e kriminelin, por kur e ndëshkon, e ndëshkon ashtu siç i ka hije të Plotfuqishmit.Nëse pendoheni, atëherë ju takon malli juaj fillestar, sepse kështu nuk dëmtoni dhe as vetë nuk dëmtoheni. -
Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali juaj fillestar, pa përfshirë fitimin nga kamata. Kështu nuk u bëni padrejtësi të tjerëve, duke mos u marrë shtesë mbi borxhin, dhe të tjerët nuk ju bëjnë padrejtësi juve, duke mos iu dhënë më pak nga shuma e borxhit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë