Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 28

كَيْفَ تَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَكُنْتُمْ أَمْوَاتًا فَأَحْيَاكُمْ ۖ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ 28 ٢٨

Si mund të mos e besoni Allahun, ju që s’keni qenë e Ai ju ka dhënë jetën; Ai pastaj do t’ju bëjë të vdekur e pastaj do t’ju ngjallë, e në fund do të ktheheni tek Ai. (28)

Tefsiri

Si e mohoni Allahun, kur

(e dini se)

ju ishit të vdekur, e Ai jua dha jetën -

Kjo është një pyetje retorike, që tregon një ndjenjë habie dhe qortimi njëkohësisht. Si është e mundur pra, që ju të mohoni Allahun, i Cili ju krijoi pasi nuk ekzistonit?! Ai ju dhuroi, gjithashtu, edhe një larmi të pafundme mirësish.

Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri; e më pas

(përfundimisht)

, tek Ai do të ktheheni. -

Më pas, në momentin kur afati juaj do të jetë plotësuar, Ai do ju sjellë vdekjen, për t’ju dhënë shpërblimin e veprave që kryet në këtë jetë, që në momentin kur hyni në varr. Pastaj, Ai do t’ju ringjallë në Ditën e Ringjalljes dhe të Grumbullimit të Madh, për t'u rikthyer sërish tek Ai dhe për ta marrë të plotë shpërblimin e veprave tuaja. E pra, ju jeni (në të gjitha gjendjet) nën administrimin, përkujdesjen dhe mirësitë e Tij. Ju jeni të detyruar t`i nënshtroheni urdhrave dhe ligjit të Tij hyjnor, se pastaj do t`i nënshtroheni llogarisë dhe shpërblimit, sipas zbatimit të ligjit dhe urdhrave të Tij. Si është e mundur që, pas gjithë këtij informacioni, ju ta mohoni Atë? A nuk tregon kjo një injorancë të thellë dhe mendjelehtësi të pamatë? Kështu që, më e mira për ju është besimi te Zoti e devotshmëria ndaj Tij. Ju duhet të jeni të frikësuar prej ndëshkimit dhe të shpresoni fort shpërblimin e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë